LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka shtrenjtim të kredive në Maqedoni

Nuk ka shtrenjtim të kredive në Maqedoni

Bankat nuk kanë ndërmend që t’i shtrenjtojnë kamatat e kredive, edhe pse pritej një gjë e tillë, pasi që Banka Popullore e Maqedonisë e rriti normën referuese kamatore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bankat ia bënë me dije guvernatorit Bogov se më së shumti mendojnë për të inicuar depozita në denarë, me kamata më tërheqëse. Kryetari i Shoqatës së Bankave, Kosta Mitrovski, thotë se janë duke bërë analiza dhe se nga rezultatet do të dalin edhe vendimet e tyre./Telegrafi/