LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka shpëtim nga Facebook, edhe nëse nuk e përdorni atë

Nuk ka shpëtim nga Facebook, edhe nëse nuk e përdorni atë
SAN JOSE, CA - MAY 01: Facebook CEO Mark Zuckerberg speaks during the F8 Facebook Developers conference on May 1, 2018 in San Jose, California. Facebook CEO Mark Zuckerberg delivered the opening keynote to the FB Developer conference that runs through May 2. (Photo by Justin Sullivan/Getty Images)

Megan Borovicka iu bashkua Facebook-ut në vitin 2013 dhe më pas ajo harroi se madje kishte një llogari. Por Facebook kurrë nuk e harroi atë.

Avokatja 42-vjeçare nga Oakland, Kaliforni, nuk kishte asnjë “mik”, nuk postoi ndonjë përditësim të statusit, nuk pëlqeu ndonjë fotografi apo hapi aplikacionin Facebook në telefonin e saj. Megjithatë gjatë dekadës së fundit, Facebook ka përdorur një vakum të padukshëm të të dhënave për të thithur detaje shumë specifike për jetën e saj – nga marka e saj e të brendshmeve deri në vendin e fundit ku ajo mori pagën e saj.


“Është një ndjenjë e çuditshme,” tha Borovicka, pasi autori i shkrimit në Washington Post i tregoi asaj që Facebook dinte këto gjëra për të. “Pse ata duhet ta dinë këtë?” ajo tha. “Mendova se nëse nuk po përdor Facebook, nuk do të isha në orbitën e tyre.”

Facebook është bërë shumë i madh për të shpëtuar nga ai. Me të drejtë po bëhemi më skeptikë ndaj monopoleve të Big Tech, dhe kjo duhet të përfshijë vëllimin e madh të të dhënave që ata mbledhin.

Në fillim të këtij muaji, Komisioni Federal i Tregtisë ngriti një padi të përditësuar mosbesimi kundër Facebook, duke argumentuar se kompania duhet të shpërbëhet. Rreth 69 përqind e të rriturve amerikanë tani kanë llogari në Facebook, sipas Pew Research. Rrjeti tjetër social më i popullarizuar, Instagram, është gjithashtu në pronësi të Facebook. Po kështu edhe shërbimet e mesazheve sikurse WhatsApp dhe Messenger.

Facebook është kaq i madh, sa ka bindur miliona biznese, aplikacione dhe faqe të tjera në internet që të kontrollojnë përdoruesit në emër të saj. Edhe kur nuk jeni duke përdorur Facebook në mënyrë aktive. Edhe kur nuk jeni online. Madje, ndoshta, nëse nuk keni pasur kurrë një llogari në Facebook.

Ja se si funksionon: Facebook u ofron partnerëve të saj të biznesit softuerin e ndjekjes online që ata vendosin në aplikacione, faqe interneti dhe programe besnikërie. Çdo biznes ose grup që ka nevojë të bëjë reklama dixhitale ka pak zgjedhje, përveçse të fusë aktivitetet tuaja në vakumin e Facebook: marketin tuaj të lagjes, politikanët e preferuar dhe, po, madje edhe faqet e pagesës për gazetën tuaj online në të cilën ju jeni parapaguar.

Prapa skenave, Facebook merr këto të dhëna dhe përpiqet t’i krahasojë ato me llogarinë tuaj. Ai e vendosë emrin tuaj në një pjesë të profilit tuaj që miqtë tuaj nuk mund ta shohin, por Facebook e përdorë atë profil për të formësuar përvojën tuaj në internet.

Ndër 100 aplikacionet më të njohura të telefonave, ju mund të gjeni softuer të Facebook në 61 prej tyre, tha firma kërkimore e aplikacioneve Sensor Tower. Facebook gjithashtu ka gjurmues në rreth 25 përqind të faqeve të internetit, sipas krijuesit të softuerit të privatësisë Ghostery.

Facebook mund të jetë falas, por ju e paguani për të me koston e privatësisë tuaj. Dhe Facebook vazhdon të rrisë çmimin, vazhdimisht, shkruan WashingtonPost.