LAJMI I FUNDIT:

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, të martën protestohet në Prishtinë

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, të martën protestohet në Prishtinë

Me thirrjen “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, të martën, më 5 dhjetor, duke filluar nga ora 18:00 do të protestohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar këtë protestë siç e kanë quajtur gjithëpopullore, në mbrojtje të grave pas rastit të fundit të vrasjes së Liridona Ademi-Murseli, e cila dyshohet se u privua nga jeta me porosi të bashkëshortit të saj.


Prokuroria konfirmon arrestimin e Naim Murselit dhe dorasit të Lirodona Murselit
Lexo po ashtu Prokuroria konfirmon arrestimin e Naim Murselit dhe dorasit të Lirodona Murselit

“Ju njoftojmë se këtë të marte, 5 dhjetor, duke filluar nga ora 18:00, ne thërrasim protestë gjithëpopullore në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Thërrasim në organizim dhe veprim të gjitha/ë anembanë Kosovës që të mblidhemi dhe të themi njëzëri që nuk ka paqe pa sigurinë e grave dhe të kërkojmë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare!”, thuhet në komunikatën për media.

Njëherit, kjo organizatë ka bërë të ditur se do të organizojë aksion simbolik pranë Pallatit të Drejtësisë, ku do të zhvillohet seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademi-Murseli.

Seanca pritet të fillojë në orën 9:30 të dielën, 3 dhjetor 2023. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori