LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka mekanizëm për kontrollin e shpenzimeve të komunave në Maqedoni

Nuk ka mekanizëm për kontrollin e shpenzimeve të komunave në Maqedoni

Askush në vend nuk mund të kontrollojë shpenzimin e parave nga pushteti lokal. Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Mileski, është deklaruar jokompetent, për kthimin e borxheve të komunave me mjete të arkës shtetërore, në vlerë prej 50 milion eurove, të marra vitin e kaluar nga buxheti qendror. Edhe pse shumica e komunave janë në gjendje të vështirë financiare, Ministri mendon se shteti duhet plotësisht të decentralizohet.

“Tendenca jonë është ta decentralizojmë shtetin. Paratë u dorëzuan nga ministria e financave dhe supozoj se ministria ka atë informacion për t’jua thënë. Ne nuk e kemi atë informacion dhe as që mund ta sigurojmë ato”, deklaroi Goran Mileski, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale.


Arka e komunës së Çairit para se t’i marrë paratë e shtetit ka qenë në minus prej mbi 2 milionë euro. Me rishikimin e vitit të shkuar, Çair mori rreth një milionë euro, mjete me të cilat duhej t’i përgjysmojë borxhet ndaj ndërmarrjeve publike dhe kompanive private. Nga komuna thonë se kjo shumë është shfrytëzuar për mbulimin e borxheve të grumbulluara të çerdheve dhe shkollave fillore, që gravitojnë në këtë komunë. Minusi momental në arkën e komunës Çair është një milion euro. Prej atje thonë se të hollat i shpenzojnë për nevojat e qytetarëve.

“Do të përmend një projekt konkret, të bëjmë ashensorë për personat me nevoja të posaçme, pa marrë parasysh në Çair apo në një shkollë fillore. Kemi projekte të këtilla, vetëm për këtë vit kemi mbi 50 mijë euro. Kemi bashkëpunim edhe me OJQ”, tha Zahir Bekteshi- kryetari i Këshillit të komunës Çair.

Nga Instituti “Finance Think”, konsiderojnë se nëse në formimin e buxhetit vjetor përfshihen në mënyrë aktive edhe qytetarët, OJQ-të dhe sektori i biznesit, paratë publike do të shpenzohen në mënyrë transparente. Për momentin, e tërë procedura zhvillohet pas dyerve të mbyllura dhe kjo në mënyrë shtesë shkakton dyshime për korrupsion dhe shpenzim në mënyrë joekonomike.

“Përmes procesit të tillë të buxhetimit me pjesëmarrje komuna ka mundësinë që të rrisë transparencën, ta përmirësojë cilësinë e projekteve të implementuara, por nga ana tjetër, rrit ndërgjegjësimin e qytetarëve se duhet të marrin pjesë në këtë proces”, tha Bllagica Petreski – Finance Think.

Disa ditë më parë, Ministrja e Financave Nina Angelovska theksoi se deri më tani borxhi i përgjithshëm i komunave është ulur për 36 milion euro. Megjithatë, edhe ministria që ajo e drejton nuk mund të parandalojë luksin e disa prej kryetarëve të komunave, të cilët, edhe pse kanë borxhe disa milionëshe vendosin të furnizohen me automjete të reja me vlerë prej mbi 70,000 euro./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori