LAJMI I FUNDIT:

“Nuk ka forca të shtuara policore në Luginë, nuk ka nevojë për panik tek qytetarët”

Pas raportimeve të disa mediumeve se në Luginën e Preshevës ka pasur forca të shumta të xhandarmërisë serbe, duke deklaruar se janë zbarkuar mbi 2 mijë forca, për të tentuar për të hyrë në Kosovë, portali Bujanoci.net thotë se ka dërguar në teren të gjithë gazetarët.

Sipas këtij portali, gazetarët nga të gjitha anët përskaj kufirit nuk raportojnë për forca të shtuara policore, madje në pikën kufitare të Konçulit policia ka deklaruar se nuk ka forca të shtuara policore.

Mund të ketë patrullime të xhandarmërisë, si gjithmonë, për të ruajtur rendin dhe qetësinë, por nuk raportohet për forca të shtuara policore, raporton BujanociNet.

Edhe nga Dobrosini dhe Breznica raportohet se gjithçka është në rregull sa i përket situatës.

“Banorët kanë deklaruar se nuk kanë vërejtur forca të shtuara”, shkruan më tej ky portal.

Në trend Lajme

Më shumë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Kalo në kategori