LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet pa gola pjesa e parë e përballjes mes Inter dhe Napolit

Mbyllet pa gola pjesa e parë e përballjes mes Inter dhe Napolit

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 fraksioni i parë i finales së Superkupës së Italisë mes Inter dhe Napolit.

Ndeshja e cila po zhvillohet në qytetin e Riadit, u karakterizua me lojë mjaft të qetë nga të dyja palët, të cilat prisnin ndonjë gabim eventual të njëra-tjetrës për të shënuar gol.

“Nerazzurët” rastin e parë serioz e patën me anë të Federico Dimarcos (16’), gjuajtja e të cilit përfundoi fare pranë shtyllës së djathtë të Gollinit.


Në fakt Inter kaloi në avantazh përmes Lautaro Martinez (39’) por argjentinasi ishte në pozicion jashtë loje dhe goli u anulua.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë e ka nisur edhe Amir Rrahmani, i cili pati një paraqitje solide pas pjesës së parë, ndonëse u ndëshkua me karton të verdhë.

Mbetet të shihet se si do të reagojnë të dy skuadrat në pjesën e dytë, ndërsa në rast se pas 90 minutave nuk ka fitues, atëherë do të kemi vazhdimet dy herë nga 15 minuta dhe më pas eventualisht penalltitë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo mund të bëjë një rikthim sensacional te gjiganti evropian në formë huazimi

Ronaldo mund të bëjë një rikthim sensacional te gjiganti evropian në formë huazimi

Ndërkombëtare
Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Ndërkombëtare
Gjiganti anglez gati të shpenzojë 50 milionë për De Jong, Barcelona po e shqyrton ofertën

Gjiganti anglez gati të shpenzojë 50 milionë për De Jong, Barcelona po e shqyrton ofertën

La Liga
Milani dëshiron të nënshkruajë me yllin e ri të Chelseat

Milani dëshiron të nënshkruajë me yllin e ri të Chelseat

Serie A
Interi mban bisedime pozitive me Arda Gulerin

Interi mban bisedime pozitive me Arda Gulerin

Serie A
Liverpooli dëshiron të nënshkruajë me yllin e Interit që vlen 75 milionë euro

Liverpooli dëshiron të nënshkruajë me yllin e Interit që vlen 75 milionë euro

Premier League
Kalo në kategori