LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka datë për negociatat me Shqipërinë

Nuk ka datë për negociatat me Shqipërinë

Vendet e Bashkimit Europian u shfaqën me qëndrime të ndryshme në lidhje me datën e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë një takimi jozyrtar të ambasadorëve të vendeve anëtare me komisionerin për Zgjerimin Johanes Hahn, nuk u ra dot dakord për një datë të mundshme për çeljen e negociatave. Një takim zyrtar më 12 qershor.


Vendet e Bashkimit Europian filluan diskutimin në nivel ambasadorësh mbi datën e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas agjencisë së lajmeve Beta, në takimin joformal të ambasadorëve të vendeve anëtare me komisionerin për Zgjerimin, Johanes Hahn, nuk u ra dot dakord për një datë të mundshme për çeljen e negociatave.

Siç i tha një burim agjencisë, disa vende fillimisht ishin të mendimit për çeljen e negociatave për të dy vendet njëherësh, por më vonë ndryshuan qëndrim dhe theksuan fillimin e procesit vetëm me Maqedoninë e Veriut dhe shtyrjen për në vjeshtë të datës për Shqipërinë.

Gjatë takimit u ra dakord që të nxitet drejtimi europian i të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, por nuk u dhanë sugjerime konkrete.

Shqetësim për disa vende anëtare është dhe bllokimi i bisedimeve me Prishtinës dhe Beogradit.

Ambasadorët e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian do të zhvillojnë një takim zyrtar më 12 qershor me qëllim për të arritur disa përfundime mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe mundësisht për të vendosur një datë për fillimin e bisedime me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

Në lidhje me sinjalet që vijnë nga Brukseli ka reaguar kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Pas takimeve me krerët e Komisionit Europian, Zaev tha se mos çelja e negociatave nga ana e BE-së, do ta rrezikojë qeverinë e tij dhe mund të kthejë në pushtet opozitën nacionaliste, shkruajnë mediat në Shqipëri.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori