Për t’u certifikuar për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, subjektet politike duhet të paguajnë borxhin që e kanë nga gjobat e shqiptuara lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.
337 mijë e 533 euro është borxhi i përgjithshëm i papaguar nga subjektet politike, borxh ky i krijuar nga gjobat e shqiptuara gjatë zgjedhjeve të 11 qershorit të këtij viti.
Zëdhënësi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mulë Desku, tha për KALLXO.com se këto subjekte që nuk kanë paguar gjobat e zgjedhjeve të 11 qershorit nuk mund të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
“Borxhi i përgjithshëm ka qenë 348.900.00 euro. Nga koalicioni PAN janë paguar 11,367 euro. Të papaguara janë: 337,533.00 euro. Të gjitha subjektet politike qe janë dënuar me gjoba në zgjedhjet e 11 qershorit e që nuk i kanë paguar ato gjoba nuk mund te certifikohen nga KQZ-ja dhe nuk kanë te drejtë të garojnë ne zgjedhjet lokale te 22 tetorit 2017”, tha Desku.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, i pyetur nëse nga subjektet politike ka pasur dorëzim të aplikimeve, tha se afati i fundit për këto dorëzime është 22 gushti.
“Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale është 22 gushti. Pra, deri në këtë datë subjektet politike duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe për asamble komunale”, tha Elezi.
Ai tha se deri më tani askush nuk ka aplikuar, ndërsa shtoi se kishte interesim lidhur me kushtet të cilat duhet plotësuar për të aplikuar.
“Përgatitjet për zgjedhjet lokale janë duke shkuar sipas dinamikës së paraparë. Subjektet politike të cilat dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet lokale kanë afate për me aplikua dhe me u certifikua në KQZ deri më 22 gusht 2017”, tha Elezi për KALLXO.com.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën