LAJMI I FUNDIT:

“Nuk jam ndarë përfundimisht me Jurgenin” – Sara Gjordeni shokon me deklaratën për boksierin, pas lidhjes me Bardhin

“Nuk jam ndarë përfundimisht me Jurgenin” – Sara Gjordeni shokon me deklaratën për boksierin, pas lidhjes me Bardhin

Banorja e shtëpisë së BBVA, Sara Gjordeni, ka befasuar bashkëbanoren Erjolën dhe publikun me një deklaratë të papritur.

Gjatë një bisede intime në oborrin e shtëpisë, modelja ka rrëfyer për situatën e saj sentimentale jashtë shtëpisë, duke pohuar se ka lënë një lidhje jo të përfunduar me boksierin Jurgen Uldedaj.

Sara, e cila ka krijuar një afrimitet të veçantë me banorin Bardh, ndihej e mërzitur dhe në një gjendje jo të mirë psikologjike.


Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

Ajo ka theksuar se ndarja me Jurgenin nuk ka qenë përfundimtare në momentin e hyrjes në shtëpinë e BBVA, duke shprehur keqardhjen për mundësinë që Jurgeni të jetë duke i parë momentet që ajo po kalon me Bardhin.

“Në momentin që jam futur këtu, nuk ka qenë një ndarje definitive. Se po të ishte definitive, atëherë do të isha idiote po të isha duke e përmendur tani” – ka shpalosur Sara, duke rrëfyer gjithashtu për ndeshjen e rëndësishme që boksieri ka këtë të shtunë.

“La boksierin për reperin” - Sara Gjordeni lë pezull një lidhje jashtë?
Lexo po ashtu “La boksierin për reperin” - Sara Gjordeni lë pezull një lidhje jashtë?

Ajo ka shprehur edhe shqetësimin për ndikimin që kjo situatë mund të ketë mbi performancën e tij në ring, duke u përlotur kur ka përmendur se mban një kryq që Jurgeni ia ka dhuruar.

“Nuk ka humbur asnjëherë, humbi një ndeshje kur ne kishim probleme bashkë, por dua të fitojë sot. Jam pak si në siklet, sepse thjesht dua që ta fitojë. Kam muaj që e di këtë datën. Çdo ditë që paraprinte, më shumë po bija emocionalisht.”

S’e di a e ke parë që këto ditë mbaj një kryq në dorë, ma ka dhuruar ai kur u pagëzova në verë dhe është diçka formale fetare. Kur u futa këtu më tha “do bëj abonim të të ndjek” dhe kam frikë se ndjehet keq e mos humb” – thotë Sara.

Zbulohet reperi nga Kosova me të cilin Sara Gjordeni ka qenë në lidhje?
Lexo po ashtu Zbulohet reperi nga Kosova me të cilin Sara Gjordeni ka qenë në lidhje?

Ndërkaq, në një bisedë tjetër me banorin Gazin, Sara ka folur për Bardhin, duke theksuar se emri i tij ka marrë më shumë vëmendje që nga fillimi i afrimitetit të tyre brenda BBVA.

“Unë mendoj që nderin më të madh në BBV 3 ja kam bërë unë Bardhit. Bardhi ka qenë shumë pasiv dhe emri i tij është përmendur pas lidhjes me mua. Emrin e tij s’e kisha dëgjuar ndonjëherë kaq shumë sa banorëve të tjerë.” – ka shtuar Sara. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve

Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve

Magazina
Atilla Kardesh: Durimi është çelësi

Atilla Kardesh: Durimi është çelësi

Magazina
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Magazina
MrBeast fitoi qasje në pjesët e ndaluara të piramidave të Gizës, në pak ditë videoja grumbulloi gati 80 milionë shikime

MrBeast fitoi qasje në pjesët e ndaluara të piramidave të Gizës, në pak ditë videoja grumbulloi gati 80 milionë shikime

Magazina
Hajnat i hynë në lokal, dizajnerja Blerina Kllokoqi - Rugova publikon pamjet

Hajnat i hynë në lokal, dizajnerja Blerina Kllokoqi - Rugova publikon pamjet

Magazina
Kalo në kategori