LAJMI I FUNDIT:

Nuk është parë kurrë në futboll: Shakaja dhe mashtrimi që Olmo ia bëri Hernandez kur ndeshje e Superkupës së Gjermanisë ishte në moment plot tension

Nuk është parë kurrë në futboll: Shakaja dhe mashtrimi që Olmo ia bëri Hernandez kur ndeshje e Superkupës së Gjermanisë ishte në moment plot tension

Mesfushori i RB Leipzig, Dani Olmo mashtroi mjeshtërisht mbrojtësin e Bayern Munichut, Lucas Hernandez duke ia fituar një goditje dënimi gjatë ndeshjes së Superkupës së Gjermanisë të shtunën.

Bayern doli fitues 5-3 në një ndeshje emocionuese edhe pse shkuan në pushim me avantazh 3-0 falë golave ​​të Jamal Musiala, Sadio Mane dhe Benjamin Pavard.

Serge Gnabry shtoi një të katërt në pjesën e dytë, por Leipzig nuk kaloi pa luftë dhe arriti të kthejë rezultatin në 4-3 vonë.


Bayern Munichu mposht RB Leipzigun në trilerin e tetë golave dhe fiton Superkupën e Gjermanisë
Lexo po ashtu Bayern Munichu mposht RB Leipzigun në trilerin e tetë golave dhe fiton Superkupën e Gjermanisë

Olmo ishte njeriu që shënoi golin e tretë të Leipzigut në minutën e 89-të dhe ai e bëri ‘trukun’ më të madh kur RB Leipzig kërkonte barazimin.

Mbrojtësi i Bayern Munich, Alphonso Davies u largua për një dëmtim dhe Leipzig duhet t’ia kthente topin kundërshtarit për ‘fair play’ për të rifilluar lojën.

Ishte Olmo ai që e mori mbi supe përgjegjësin dhe ai me shumë kujdes e vendosi topin në vijën anësore, duke mos e dërguar plotësisht jashtë vijës.

Reprezentuesi spanjoll u largua dhe e la Hernandez të merrte topin për të nisur ndeshjen.  Ai nuk e dinte dhe kapi me dorë topin duke i dhënë një goditje dënimi në një pozicion të rrezikshëm kundërshtarit.

Francezi pas këtij episodi debatoi me gjyqtarin asistent si dhe dyshen e Leipzigut, Konrad Laimer dhe Christopher Nkunku.

Ylli i Bayern, Joshua Kimmich u nervozua gjithashtu dhe Kingsley Coman duhej ta tërhiqte.

Ndërsa e gjithë kjo po ndodhte, Olmo ishte jashtë situatës dhe priste të fillonte ndeshja.

Megjithatë, nuk përfundoi mirë për RB Leipzig, pasi Leroy Sane shtoi edhe një gol për të siguruar fitoren për skuadrën e Julian Nagelsmann.

Tifozët mendojnë se veprimet e Olmos ishin gazmore dhe menduan shumë mirë, pasi tashmë ai mund të jetë momenti më qesharak i sezonit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

La Liga
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

La Liga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Kalo në kategori