LAJMI I FUNDIT:

“Nuk e lë fjalën këtu të bjerë në tokë”, Grida Duma debat me këshilltarin e Pacollit: Boll me të pavërteta

“Nuk e lë fjalën këtu të bjerë në tokë”, Grida Duma debat me këshilltarin e Pacollit: Boll me të pavërteta

Këshilltari i Behxhet Pacollit, Jetlir Zyberaj, i ftuar në “Top Story”, në temën për lidhjen e Naim Muselit me ish-presidentin, u përplas me Grida Dumën, ku kjo e fundit iu kthye duke i thënë se nuk mund të thotë të pavërteta.

Grida: Do t’ju le të thuhet çdo gjë, por kam bindjen që kush hyn në përgjegjësinë për të folur në një audiencë kaq të madhe sa ç’ka Top Channel, nuk do kisha preferuar që të përmendni një koleg tjetër në një studio tjetër politike.

Zyberaj: Insistuat ju.


Grida: Për sa kohë që ti thua një gazetar, unë do them cili emër, sepse e ke marrë ti përgjegjësinë të thuash një gazetar. Nuk e kemi këtu kolegun, se nëse do ta kishim këtu kolegun do mbante ai qëndrim dhe jam e sigurt se di do mbante.

Zyberaj: Grida edhe atë natë kur e përmende, që tha do ta them në publicitet, pse nuk insistove dhe atë natë? Qëllimi ishte denigrimi i personalitetit të zotit Pacolli.

Grida: Jetlir, mos thuaj asnjë gjë që në këtë studio nuk ka ndodhur, jo ti po askush.

Zyberaj: Jo ka ndodhur.

Grida: Jo të thuash ti që është nënkuptuar që titulli është vendosur për Pacollin, kjo është shqetësimi juaj, sepse ti mund të jesh gazetar dhe politikan, por nuk je më shumë se të tjerët. Dhe unë e di integritetin e këtij emisioni, është i tillë që të ka ty përball Currit, për të thënë ekzaktësisht çfarë do ti. Unë të sugjeroj, pavarësisht se ta kam dhënë audiencën totale, që kur të flasësh të flasësh me përgjegjësi për biseda konfideciale që bën ti me kolegët e mi dhe të tutë.

E lakoi emrin e Behgjet Pacollit për orientimin seksual, këshilltari i tij përplaset ashpër me analistin Arjan Curri
Lexo po ashtu E lakoi emrin e Behgjet Pacollit për orientimin seksual, këshilltari i tij përplaset ashpër me analistin Arjan Curri

Zyberaj: Insistuat ju.

Grida: Ti kur ke marrë përsipër të thuash njërin, do thuash dhe kush, po që e nise e nise ti. Për sa i përket logjikës që kam thënë un që do ta themi pastaj në pauzë, se unë nuk lë asnjë fjalë të bjerë këtu në studio, çfarë është thënë?

Zyberaj: Zotëria këtu, (i drejtohet Arjan Currit), kur ka folur për trekëndëshin e dashurisë…

Grida: Që po e tha sërish në syrin tënd.

Zyberaj: Po, por nuk po i referohet Prokurorisë së Kosovës.

Grida: Iu referua prap.

Curri: Po.

Zyberaj: Prap po shpifje?

Curri: Pista nuk është fakt, e kupton ti apo jo?

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori