LAJMI I FUNDIT:

“Nuk e kishin menduar idenë e nisjes së një ‘start-up-i’, por sot e lulëzojnë ekonominë” – nis Java Botërore e Ndërmarrësisë në Parkun e Inovacionit në Prizren

“Nuk e kishin menduar idenë e nisjes së një ‘start-up-i’, por sot e lulëzojnë ekonominë” – nis Java Botërore e Ndërmarrësisë në Parkun e Inovacionit në Prizren

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bashkë me komunitetin e biznesit dhe partnerët ndërkombëtar për bashkëpunim dhe zhvillim shënoi Javën Botërore të Ndërmarrësisë, me mesazhin kryesor për krijimin e lidhjeve në mes bizneseve fillestare dhe NVM-ve dhe zhvillimin e ekosistemit inovativ.

Ministrja Rozeta Hajdari para të pranishmëve tha se Java Botërore e Ndërmarrësisë në Kosovë përcjell një urim dhe mbështetje për ndërmarrësit që kanë marrë guximin për të nisur një udhëtim, për të themeluar biznese të suksesshme, në mënyrë që idetë e tyre të bëhen realitet, veçanërisht duke i përgëzuar ata individë që nuk e kishin menduar asnjëherë idenë e nisjes së një start-up-i, por që sot e lulëzojnë ekonominë tonë.


“Janë ndërmarrësit e palodhur ata që marrin rreziqe, sfidojnë status quo-në dhe mendojnë jashtë kutisë për të gjetur zgjidhje për problemet e shoqërisë. Ata janë vizionarët që formojnë të ardhmen dhe frymëzojnë të tjerët të ndjekin gjurmët e tyre”, tha ministrja Hajdari.

Përgjatë konferencës u prezantuan politikat dhe instrumentet, me synimet e MINT për të zhvilluar ndërmarrësinë në sektor të ndryshëm industrial dhe për të integruar ndërmarrësit tanë në zinxhirin  global të vlerës.

Ndër temat e prezantimit ishte Fondi për Inovacion, ligji për zejtarinë, instrumentet e politikës industriale për zhvillimin e inovacionit dhe digjitalizimin e industrisë.

Ndërmarrësit e ardhshëm dhe bizneset e vogla mund të rrisin në masë të madhe shanset e tyre për zhvillim dhe rritje, duke krijuar lidhje më të ngushta me bizneset e suksesshme si yje në rritje në industrinë tonë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi

Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi

Ekonomi
GoBau – Kositëse bari

GoBau – Kositëse bari

75-mall
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Ekonomi
U hap panairi Horeca,

U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë

Elfije Boletini
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore

EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore

EBC Cosmetics
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore

StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore

StaffiX
Kalo në kategori