LAJMI I FUNDIT:

Nuk e fituan çmimin “Oskar”, mirëpo ishin më të bukurat

Nuk e fituan çmimin “Oskar”, mirëpo ishin më të bukurat

Mbrëmë në Los-Angeles ishte situatë e tensionuar. Me një sërë fustanesh tepër të bukura dhe më pak të bukura, grim, stoli të shtrenjta dhe me aksesorë shëtisnin mbrëmë nëpër tepihun e kuq në ndarjen e 88-të të “Oscarit”.

Në ndarjen e shpërblimeve prestigjioze filmike morën pjesë të gjitha personalitetet e njohura, ndërkaq ne po ju paraqesin se cila nga to ka pasur tualetin më të bukur dhe i la në hije të gjitha të pranishmet, transmeton Telegrafi.


Kate BlanchettNuk mund të kalojë pothuajse asnjë tepih i kuq, që bukuroshja Kate Blanchett të mos jetë ndër damat më të bukura të mbrëmjeve të këtilla, e pra kështu ishte edhe mbrëmë. Kate ka shkëlqyer e veshur me fustan të gjatë të kaltër e cila kishte të qepura lule nga tyli me ngjyrë të njëjtë. Vathët diskretë dhe byzylyku prej diamanti ishin të vetmet dhe krejtësisht shtojca të mjaftueshme të këtij tualeti.

Jennifer LawrenceGjithashtu, mysafire më e shpeshtë në listat tona e veshur më së miri është edhe aktorja e re më e paguar Jennifer Lawrence. Jennifer këtë herë vendosi për kombinimin e ngjyrës së zezë elegante dhe ngjyrës bezhë. Dhe nuk gaboi. Fustani me dantella me volane në pjesën e poshtme ishte zgjedhja e qëlluar.

Charlize TheronCharlize Theron për këtë ceremoni, të cilën të gjithë me padurim e presin një vit të plotë, ka pasur kombinimin mirë të qëlluar. Fustani i kuq i Diorit, i gjatë, me bretele të holla dhe me shpinë të zbuluar është sinonim i mjaftueshëm për pamje seksipile dhe mbresëlënëse që nuk mbeti e pavërejtur.

Jennifer GarnerPjesa e sipërme e fustanit të Jennifer Garner është i ashtuquajturi korsetë zemër, ndërkaq fustani është kombinim i satenit sensual me shtesat e kristaleve të zeza. Sandalet e thjeshta të zeza, flokët e mbledhur dhe pjesët diskrete të stolive me diamante ishin më se të qëlluara.

Kate BosworthFustani i thjeshtë i gjatë i Kate Bosworth, e cila ndjek linjën e trupit dukej aq sensacionale, por njëkohësisht e reduktuar dhe e butë. Në pjesën e sipërme të fustanit mbi supe janë qepur pupla ngjyrë jargavani. /Telegrafi/