LAJMI I FUNDIT:

“Nuk e di kon e kom rreh, nuk e di për çka bohet fjalë”, Sylejman Selimi para gjykatës për krime lufte

“Nuk e di kon e kom rreh, nuk e di për çka bohet fjalë”, Sylejman Selimi para gjykatës për krime lufte

“Unë për veti, me m’vet nuk e di për çka bohet fjalë, kon e kom rreh, nuk e di kon e kemi maltretu. Jam shumë i befasum edhe në gjykimin e parë edhe tash. Mas pari s’e di për çka akuzohem, s’e di  kon e kom rreh … as përmes Jahirit as…. Kush janë ata njerëz, kush është ai njeri? Është edhe prokurorja le te dijmë për çka bohet fjalë” , kështu u shpreh para Gjykatës së Prishtinës, Sylejman Selimi, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të datës 06.11.2013.

Rasti pretendohet se ka ndodhur në qendrën e ndalimit në Likovc të Komunës së Skenderajt në një datë të papërcaktuar siç thuhet në dosje “në muajin gusht apo shtator të vitit 1998”.


Këtë vepër penale ata akuzohen se e kanë kryer teksa personi i paidentifikuar ka qenë në qendrën e ndalimit të Likovcit duke e rrahur atë në mënyrë të përsëritur.

Ky rast që aktualisht po gjykohet është i njohur si “Drenica 1”, pasi lënda “Drenica” ishte ndarë në “Drenica 1” dhe Drenica 2”.

Selimi në këtë rast po gjykohet vetëm për pikën 6 të aktakuzës, kurse i pandehuri Jahir Demaku vetëm për pikën 3 të aktakuzës.

Të akuzuarit sipas këtyre pikave akuzohen se si pjesëtarë të UÇK-së ka kryer krime lufte kundër popullatës civile dhe atë në bashkëkryerje me të akuzuarin tjetër Jahir Demaku, duke cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e një personi të paidentifikuar nga lagjja Shipol në Mitrovicë.

Sylejman Selimi ishte dënuar për rastin “Drenica 2” nga Gjykata e Mitrovicës më 27.05.2015 me 8 vjet burgim. Apeli e kishte zbutur dënimin në 7 vjet. Kurse në rastin “Drenica 1” ishte dënuar me 6 vjet dhe rasti është kthyer në rigjykim dhe po gjykohet në Gjykatën e Prishtinës.

Selimi nuk e pranoi fajësinë, kurse kur e dha mbrojtjen zgjodhi të mbrohet në heshtje bashkë më të akuzuarin tjetër në këtë rast, Jahir Demakun, i cili po ashtu u deklarua i pafajshëm.

Ata para gjykatës shtuan veç disa fjalë lidhur me akuzat që i’u vihen në barrë.

 “Ne jemi konsultu edhe me avokatin. Është një procedurë e gjatë që jemi duke u marr me këtë çështje zotëri kryetar dhe trupi gjykues. Është shumë e pakuptimtë edhe si proces, unë për veti mem vet nuk e di për çka bohet fjalë, kon e kom rreh, nuk e di kon e kemi malltretu. Jemi në këtë fazë prapë 4-5 vite… s’di çka me i thanë kësaj pune. Megjithatë unë i respektoj edhe këshillat e avokatit…”, u shprej Selimi para gjykatës.

“Nuk kam arsye të mbrohem përderisa jam i pafajshëm”, u shpreh i akuzuari tjetër Demaku.

Selimi akuzohet se si pjesëtar i UÇK-së ka kryer krime lufte kundër popullatës civile dhe atë  në bashkëkryerje me të akuzuarin tjetër Jahir Demaku duke cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e një personi të paidentifikuar nga lagjja Shipol në Mitrovicë.

Në seancën e sotme u vendos që të konsiderohet e lexuar deklarata e dëshmitarit “A”, sipas kërkesës së avokatit Artan Qerkini i cili mbron të akuzuarin Selimi.

Këtë kërkesë nuk e kundërshtoi prokuroja speciale e ngarkuar me rastin Florije Salihu Shamolli.

“Për shkak se i njëjti është dëgjuar disa herë, unë si prokurore e kam analizuar dëshminë e këtij dëshmitari të dhënë si në procedurë hetimore ashtu si në procesverbalet, dhe kjo shkon në favoret e prokurorisë, meqenëse këtij dëshmitari i është dhënë mundësia që të merret në pytje si nga prokurori ashtu edhe pala mbrojtëse-avokatëve dhe trupi gjykues, mendoj që janë përmbushur të gjitha kriteret që të jap pëlqimin që deklaratat e këtij dëshmitari të lëxohen si dëshmi të rregullta, unë nuk e kundërshtoj”, u shpreh prokuroja speciale.

Ky dëshmitar, gjykata njoftoi se ka dhënë deklaratë në polici më 13.12.2011 ndërsa para trupit gjykues është dëgjuar në seancat e datave 24.06.2014 , 25.06.2014, 08.07.2014,  16.07.2014  17.07.2017 dhe 18.07.2014.

As prokuroria e as avokatët mbrojtës nuk patën propozime për prova të tjera personale ose materiale për këtë çështje, kurse provave të rastit i’u bashkangjit edhe aplikacioni i dëshmitarit “A” për fitimin e statusit të veteranit të UÇK-së.

Avokati Artan Qerkini njoftoi se ky dëshmitar nuk e ka marrë asnjëherë statusin e veteranit të UÇK-së.

“Gjatë procedurës së administrimit të provave është vërtetuar se dëshmitari ka aplikuar për status të veteranit, mirëpo asnjëherë nuk e ka marr statusit e veteranit, ndërsa aplikacioni i tij është administruar si provë materiale. Desha të sqaroj se ka të bëjë me aplikacionin e tij dhe jo me statusin”, shtoi avokati Qerkini para gjykatës.

Për këtë rast gjyqësor fjalët përfundimtare do të ipen më 22.04.2024 pranë Departamentit Special të Gjykatës së Prishtinës.

Ky rast ka qenë duke u  trajtuar nga Gjykata e Mitrovicës kurse tash ky rast po trajtohet në Departamentin Special të Gjykatës së Prishtinës nga gjyqtarët Ngadhnjim Arrni  kryetar dhe anëtarët Lutfi Shala dhe Mentor Bajraktari.

Kronologjia e rastit

Në seancën e datës së 12.04.2024 u dha një kronologji e këtij rasti penal nga gjyqtari Ngadhnjim Arrni.

Gjyqtari njoftoi se aktakuza e datës 06.11.2013 ka qenë  ngritur fillimisht për 15 persona, kurse lënda është ndarë me aktvendim në dy akuza të njohura si rastet “ Drenica 1 “ dhe “Drenica 2”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzën me shenjën 88/2011 të datës 6.11.2013 e cila është ngritur për 15 të pandehur. Duke marrë për bazë kompleksitetin e lëndës me aktvendim të datës 14.04.2014 aktakuza e lartcekur është ndarë në dy akuza për të proceduar me rastin “drenica 1” dhe rastin  “drenica 2”. Në rastin “Drenica 1” që është tani  edhe objekt i këtij shqyrtimi kanë qenë të përfshirë gjithsej 6 të pandehur për 16 pika të aktakuzës për të cilat është vendosur me aktgjykimin e gjykatës themelore në Mitrovicë me shenjën 938/13 të datës 27.05.2015. Tutje sipas ankesave lënda është dërguar për vendosje në Gjykatën e Apelit. Duke marrë parasysh se rasti “Drenica “ është ndarë në Drenica 1 dhe 2 gjykata e Apelit ka nxjerrë dy aktgjykime dhe atë 456/2015 të datës 15.09.2016 si dhe 455/2015  të datës 15.09.2016.”

Ai shtoi se rasti në fjalë ka marrë përgjigjen nga Gjykata Supreme pas ushtrimit të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë.

“Duke marrë parasysh mundësinë e shfrytëzimit të mjeteve të jashtëzakonshme, mbrojtësi i të pandehurit Sylejman Selimi atë kohë avokati Gregory Smith më datë 16.11.2017 në emër të pandehurit Sylejman Selimi ka paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë”, tha gjyqtari në seancën e datës 12.04.2024.

Gjykata Supreme ka konstatuar se ka pasur shkelje në përbërje të trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Tutje, Gjyqtari njoftoi se pas kthimit të rastit në rigjykim, Gjykata Themelore e Mitrovicës ka dështuar të mbajë këto seanca:

1. Më datë 26.12.2019 ka caktuar seancën por nuk është mbajtur meqë prokuoria ka kërkuar të shtyhet për shkak të kohës së shkurtë për sigurimin e dëshmitarit në procedurë;

2. Seanca e datës 25.03.2020 është shtyer për shkak të mosprezencës së dëshmitarit; dhe

3. Seanca e datës 07.12.2020 nuk është mbajtur meqë anëtarët e trupit gjykues kanë qenë të infektuar me COVID.

Që atëherë, sipas gjyqtarit, nuk është mbajtur asnjë seancë, deri kur lënda është caktuar në Departamentin Special të Gjykatës së Prishtinës. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori