LAJMI I FUNDIT:

Nuk i doli paga në shtator, mësimdhënësi Shyti: Nga komuniteti serb me vite marrin paga pa punuar, ndihemi të fyer e të nënçmuar

Nuk i doli paga në shtator, mësimdhënësi Shyti: Nga komuniteti serb me vite marrin paga pa punuar, ndihemi të fyer e të nënçmuar

Tre anëtarët e familjes Shyti, të cilët janë të punësuar si mësimdhënës në shkollat e Kosovës, ende nuk i kanë marrë pagat.

Haki Shyti, i cili është mësimdhënës për 45 vjet, tregon se të ardhurat e vetme i kanë nga puna e tyre si mësimdhënës, e të cilat qeveria ka paralajmëruar që këtë muaj nuk do t’i marrin për shkak të pjesëmarrjes së tyre në grevë.


Ai ka thënë se nuk është argument ai që po e përdor Qeveria e Kosovës, duke thënë se “ata që nuk kanë punuar nuk do të paguhen”. Sipas tij, ka shumë persona nga komuniteti serb, të cilët nuk punojnë me vite, por marrin paga nga institucionet e Kosovës.

“Ka me vite që nga komuniteti serb marrin pagë pa punuar fare. Kjo është gjendje që na ka dërrmuar ne punëtorëve arsimorë, dhe mua veçmas, si punëtor arsimor për 45 viteve”, ka thënë ai.

Shyti, në RTV Dukagjini është shprehur se ndihet i ofenduar nga qasja e Qeverisë së Kosovës, duke theksuar se do ta kenë të vështirë të mëdha financiare që ta kalojnë muajin.

“Mësimdhënësit e Kosovës, ndihen të fyer të nënçmuar të ofenduar, pa realizim për një të drejtë elementare siç është rroga, ndihemi shumë keq. Nuk është lehtë, kuptohet familja ka planifikimet e veta, kësaj radhe duhet ta bëjmë planifikim më të veçantë, për t’i përballuar këto çmime enorme që janë. Përveç meje dhe gruas, e kemi mësimdhënëse edhe vajzën… me vështirësi të madhe do ta përballojmë këtë muaj”, ka thënë ai.

Si alternativë, ai ka thënë se do ta ndihmojë vëllai i tij nga diaspora dhe një biznes të vogël privat me të cilin merret vajza e tyre.

“Duhet alternativë tjetër, vëllain e kam jashtë, ai sigurisht do të na ndihmojë, është lajmëruar dhe na ka thënë se do të bëjë diçka. Vajza, përveç punës si mësimdhënëse, e ka një biznes të vogël, ndoshta këtë vit do të jetë bartëse e barrës së familjes”, ka thënë ai.

Mësimdhënësi Shyti, me 45 vjet përvojë, e ka kujtuar përvojën e tij në të kaluarën kur nën regjimin serb, kishin punuar duke e rrezikuar jetën e tyre, kurse tash sipas tij, kjo kategori e mësimdhënësve po ofendohet nga Qeveria.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori