LAJMI I FUNDIT:

Nuk i bindej gruaja, djali fton prindërit që ta ndihmonin ta rrihte atë – ata i përgjigjen pozitivisht!

Nuk i bindej gruaja, djali fton prindërit që ta ndihmonin ta rrihte atë – ata i përgjigjen pozitivisht!

Prindërit e një burri fluturuan nga India në Florida, për të ndihmuar djalin e tyre të rrihnin gruan e tij sepse ajo nuk i ishte bindur, tha policia.

Devbir Kalsi, 33 vjeç, dhe prindërit e tij Jasbir, 67 vjeç dhe Bhupinder Kalsi, 61 vjeç, u arrestuan pasi gruaja e tij Silky Gaind, 33 vjeç, u gjet e rrahur keq dhe e mbajtur mbyllur kundër vullnetit të saj.


Policët u vunë në dijeni pasi gruaja telefonoi prindërit e saj, edhe ata në Indi, për t’u treguar që ajo ishte rrahur nga burri i saj dhe nga familja e tij.

Kur oficerët mbërritën, përcjell tvklan.al, ata e gjetën derën e bllokuar dhe dëgjuan viktimën që thërriste policët që të shpëtonin atë dhe fëmijën e saj.

Policia raportoi se Kalsi e rrihte rregullisht gruan e tij dhe kishte thirrur edhe prindërit e tij që ata të vinin “rregull dhe disiplinë” në familjen e tij.

Rrahjet vazhdonin ndërkohë që gruan e kishin mbyllur në dhomën e saj dhe i kishin marrë telefonin celular.

Pas ndërhyrjes së policisë të tre dhunuesit mund të deportohen përsëri në Indi. Ata momentalisht po mbahen në burgun e Hillsborough County.