Supervetura e re britanike - 1000 kuaj/fuqi dhe vetëm 1350 kg

Prodhuesi britanik i automobilave sportive, McMurtry Spéirling ka prezantuar një superveturë të re ekstreme, e cila synon të kombinojë fuqi të jashtëzakonshme, peshë shumë të ulët dhe teknologji të avancuar aerodinamike.
Me 1000 kuaj/fuqi elektrike dhe një peshë më të vogël se 1000 kilogramë, McMurtry Spéirling përshpejton nga 0 në 100 km/h për vetëm një sekondë e gjysmë dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 305 km/h.
Konstrukti i lehtë është arritur përmes përdorimit të gjerë të materialeve si fibra karboni dhe komponentëve të projektuar posaçërisht për performancë të lartë.
- YouTube www.youtube.com
Një nga veçoritë më interesante të kësaj superveture janë ventilatorët aktivë aerodinamikë, të cilët krijojnë më shumë forcë shtypëse (downforce) duke e ngjitur automjetin më fort pas asfaltit. Kjo teknologji ndihmon në rritjen e stabilitetit gjatë kthesave me shpejtësi të lartë dhe përmirëson kontrollin e automjetit.
Falë kombinimit të motorit shumë të fuqishëm, peshës së reduktuar dhe aerodinamikës aktive, automobili është projektuar për të ofruar performancë të ngjashme me automjetet e pistës, por duke qenë e përshtatshme edhe për përdorim në rrugë.
Prodhuesi britanik synon të sfidojë markat tradicionale të supervetura duke ofruar një automjet shumë të rrallë dhe teknikisht inovativ.
Ventilatorët aerodinamikë janë një element që kujton zgjidhje të përdorura më parë në disa projekte eksperimentale dhe vetura garash, ku qëllimi kryesor është maksimizimi i kapjes mekanike dhe aerodinamike. /Telegrafi/



































