LAJMI I FUNDIT:

Nuk besojnë në pavarësinë e punës së vet, 46% e gjykatësve në Maqedoni pohojnë se kanë presion nga kolegët

Nuk besojnë në pavarësinë e punës së vet, 46% e gjykatësve në Maqedoni pohojnë se kanë presion nga kolegët

Përgatitja e gjetjeve dhe mendimeve të papërshtatshme nga dëshmitarët ekspertë, abuzimi nga avokatët me qëllim zvarritjen e një procedure, mungesa e bashkëpunimit me organet kompetente si dhe keqpërdorimi i të drejtave janë disa nga rreziqet e korrupsioni në gjyqësor, tregon anketa e zhvilluar tek gjykatësit dhe prokurorët realizuar nga misioni i OSBE-së, Komisioni Antikorrupsioni në bashkëpunim me Shoqatën e gjykatësve dhe prokurorëve publikë.

“Rezultatet nga hulumtimi çojnë drejt konkluzionit se në kushte të një sistemi të pamjaftueshëm efikas dhe integritet në gjyqësi dhe prokurori publike, faktorët e jashtëm dhe të brendshëm dhe rreziqet negativisht ndikojnë mbi efikasitetin e sistemit gjyqësor por gjithsesi çojnë deri te sisteme potenciale kontrolluese të cilat duhet të vendosen që të ulin ndikimin e rreziqeve të konfirmuara”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK.


Gjykatësit, në vlerësimin se sa rrallë, shpesh apo vazhdimisht kanë presione për punën e tyre, 46% kanë pohuar se presioni vjen nga kolegët gjykatës, 42% nga gjykatësit më të lartë, 36% nga pushteti ekzekutiv dhe 37% nga përfaqësues të partive politike e të tjera.

“46% tani gjykatësit thonë se kanë ndikime të caktuara nga kolegët gjykatës për dallim nga viti 2009 kur vetëm 34% ishin shprehur gjykatësit për atë ndikim. Tek gjykatësit të rangut më të lartë gjithashtu kemi trend negativ, 12% më tepër tani kemi ndikime. Tek pushteti eksekutiv do të thoja kemi trend pozitiv në aspektin se tani më pak kemi ndikime nga pushteti eksekutiv mbi gjykatësit, nga partitë politike gjithashtu”, dekalroi Vlladimir Georgiev, anëtar i KHKP.

Sa i përket pyetjes se sa Këshilli Gjyqësor e mbron pavarësinë e gjyqësorit, 72% e gjykatësve të anketuar janë shprehur se nuk pajtohen me këtë qëndrim. Gjithashtu, 44% e gjykatësve janë shprehur se mënyra e përzgjedhjes së gjyqtarëve nuk është objektive dhe transparente.

“Në pyetjen nëse Këshilli Gjyqësor kujdeset mirë për pavarësinë në gjyqësor, gjegjësisht për besim në Këshillin Gjyqësor, nëse i mbledhim 27% dhe 45%, do të thotë se 72% nuk kanë besim në Këshillin Gjyqësor e kjo është në bazë të qëndrimeve të gjykatësve”, theksoi Vlladimir Georgiev, anëtar i KHKP.

65% e gjykatësve gjithashtu në anketë janë shprehur se mënyra e përzgjedhjes së gjykatësve nuk është transparente. 62% nuk pajtohen se Këshilli Gjyqësor është organ i pavarur ndërsa 37% e gjykatësve nuk ndjehen të sigurtë në jetën e tyre private. Sipas anketës, në prokurorinë publike statistikat janë shumë pak më të mira se në gjyqësor, ku vetëm 50% e prokurorëve nuk besojnë në pavarësinë e këshillit të prokurorëve./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori