LAJMI I FUNDIT:

Nuk bënin thirrjet dhe interneti, Telekomi i Kosovës thotë se janë zgjidhur problemet teknike në server

Nuk bënin thirrjet dhe interneti, Telekomi i Kosovës thotë se janë zgjidhur problemet teknike në server

Telekomi i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën në orën e mbrëmjes dhe të enjten në orët e hershme të mëngjesit në njërin nga serverët janë shfaqur disa probleme teknike, të cilat konsumatorëve me parapagim (prepaid), u ka krijuar vështirësi ose u ka pamundësuar realizimin e thirrjeve dhe përdorimin e internetit.

Në njoftim për media thuhet se ekipi i Telekomit gjatë natës së mbrëmshme dhe në orët e hershme të mëngjesit ka punuar vazhdimisht për tejkalimin e këtyre problemeve dhe të njëjtat janë tejkaluar rreth orës 06:00 të mëngjesit.


“Aktualisht janë kthyer të gjitha shërbimet. Ekipet tona janë duke vazhduar punën për të evituar edhe problemet e mbetura, përcjellëse, të cilat nuk afektojnë drejtpërdrejt shërbimet.

Duke i falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin, ju informojmë dhe sigurojmë se për t’i avancuar shërbimet tona, këtë vit po bëjmë investime serioze, rezultatet e të cilave priten të jenë më se të dukshme qysh gjatë pjesës së dytë të këtij viti”, thuhet në reagim. /Telegrafi/