LAJMI I FUNDIT:

Nuk banon asnjë serb, por në listat e votuesve figurojnë 7,500 serbë

Nuk banon asnjë serb, por në listat e votuesve figurojnë 7,500 serbë

Në trevën e Gorës së Dragashit, ku nuk ka asnjë serb, por ku funksionon Komuna e dirigjuar nga Serbia, të drejtën e votës për Serbinë e kanë rreth 7.500 banorë. Këto të dhëna ia kanë konfirmuar Radio Sharrit zyrtarët e kësaj komune paralele, por edhe një anëtar nga stafi teknik i cili nuk donte t’i përmendej emri.

Nga ana tjetër, një përfaqësues i OSBE-së ia konfirmoi Radio Sharrit se kjo që po ndodhë në Vraniçlë, ku edhe ndodhet Komuna paralele e Gorës, nuk quhet votim po vetëm aksion i grumbullimit të votave.


“Sikurse në krejt Kosovën, edhe në Gorë po e kryejmë këtë praktikë për grumbullimin e votave, të cilat më pas do të transportohen në Serbi, ku atje merren me numërimin dhe procedurat tjera. Misioni ynë është që t’ua mundësojmë qytetarëve që kanë të drejtë vote dhe që duan të votojnë, ta kryejnë këtë qetë dhe pa ndonjë incident”, tha ky zyrtar.

Përgjigjja e qytetarëve në këto zgjedhje është e lartë dhe ka shumë prej tyre që kanë ardhur të votojnë, por që nuk gjenden në listat e votuesve. Nga OSBE-ja shikojnë mundësinë e votimit me kusht apo evidentimin e këtyre personave në një listë të veçantë.

Aktualisht nuk është evidentuar ndonjë incident apo problem që do ta prishte rendin dhe qetësinë publike.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori