LAJMI I FUNDIT:

Nuk arrin të futet brenda autobusit para se t’i mbyll dyert shoferi, plakut i ngec ombrella brenda dhe tërhiqet zvarrë – fatmirësisht shpëton (Video, +16)

Nuk arrin të futet brenda autobusit para se t’i mbyll dyert shoferi, plakut i ngec ombrella brenda dhe tërhiqet zvarrë – fatmirësisht shpëton (Video, +16)

Ky është momenti rrëqethës kur një burrë i moshuar tërhiqet zvarrë nga autobusi, pasi dështon t’i mbaj të hapura dyert dhe i ngec ombrella brenda.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në pjesën lindore të Kinës, ku mbesa e gjyshit të përfshirë në këtë incident po kërkon drejtësi, transmeton Telegrafi.

Si rezultat i pakujdesisë së shoferit të autobusit, 81-vjeçari ka përfunduar në spital me lëndime të rënda trupore. Ndërkaq familja e tij që kishte ngritur padi kundër kompanisë së autobusëve lokal, ka humbur betejën ligjore.


Edhe pse në video shihet se si shoferi nuk e pret burrin e moshuar dhe ia mbyll derën, në një moment i ngec ombrella e varur brenda dhe plaku refuzon ta lëshoj nga dora, ku si pasojë e tërheq zvarrë.

Për fat të mirë autobusi ndalet para se të përfundoj nën rrota, që sigurisht se do t’ia merrnin jetën po të përfundonin mbi të.

Tani mbesa e këtij burri të pafat është zhgënjyer në sistemin e drejtësisë, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për drejtësi dhe paanshmëri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Kalo në kategori