LAJMI I FUNDIT:

Nuhiu: Të respektohen vlerat themelore të MPB-së

Zëvendës Ministri për punë të brendshme Agim Nuhiu thërret ‘të gjithë të punësuarit në Ministrinë e punëve të brendshme të respektojë vlerat themelore të institucionit’, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ekzistenca e kulturave të ndryshme me vlerat dhe normat e tyre brenda grupeve heterogjene në të gjitha kategoritë në MPB është mjaft e natyrshme. Ndarja e roleve dhe kryerja e detyrës në përputhje me ligjet në fuqi rrit nivelin e menaxhimit institucional. Stabiliteti i Ministrisë së Brendshme nuk duhet të merret në pyetje në asnjë rrethanë. Identitetet e ndryshme kulturore të grupeve heterogjene të punonjësve të MPB-së duhet të mbeten gjithmonë në përputhje me ligjin dhe drejtësinë. Ata mund të kthehen në një problem nëse ato bien ndesh me vlerat themelore të institucionit. T’i qëndrojmë besnikë dhe të ndërgjegjshëm deri në fund të sundimit të ligjit, funksionimi i ligjit të shtetit dhe zbatimit të standardeve themelore evropiane”, tha zv. ministri Nuhiu.


Rikujtojmë se kohës së fundit në MPB ka filluar një pakënaqësi dhe se 4 udhëheqës sektorësh në pozicione të rëndësishme janë “rebeluar” dhe zbatojnë vetëm urdhra të zëvendës ministrit Mitko Çavkov, ndërkaq i injorojnë urdhrat e ministrit Oliver Spasovski. /Telegrafi/