LAJMI I FUNDIT:

Nuhiu flet pas fitores: Nuk e nënvlerësuam Vushtrrinë, ndonjëherë duhet t’i fitosh ndeshjet edhe në këtë mënyrë

Nuhiu flet pas fitores: Nuk e nënvlerësuam Vushtrrinë, ndonjëherë duhet t’i fitosh ndeshjet edhe në këtë mënyrë

Drita ka marrë një fitore shumë të vështirë në udhëtim te Vushtrria.

Bardhekaltërtit kanë triumfuar me rezultat 2-3, në një ndeshje ku vendasit barazuan dy herë rezultatin.

Numri një i bankës së Dritës, Ardian Nuhiu pas ndeshjes ka folur duke thënë se skuadra e tij në asnjë moment nuk e nënvlerësoi kundërshtarin.


“Ndeshjet e tilla janë më të vështira. Edhe pse nuk e nënvlerësuam ekipin kundërshtar. Ndoshta tereni ishte i papërshtatshëm, pasi që ne nuk mundëm të luanim lojën tonë”.

“Në fund janë më të rëndësishme pikët. Ndonjëherë ndeshjet duhet ti fitosh edhe në këtë mënyrë. I uroj futbollistët për fitoren e realizuar. Uroj edhe kundërshtarin për luftën që e bënë deri në fund”, deklaroi Nuhiu për “Super Sport Kosova”.

Tutje trajneri i klubit gjilanas foli edhe për mungesat që kishte Drita në këtë takim, duke thënë se gjithë futbollistët janë të rëndësishëm.

“Të gjithë futbollistët janë të rëndësishëm. Uroj që secili futbollist që ka minuta në dispozicion ti shfrytëzojë sa më mirë”, përfundoi Nuhiu.

Me këtë fitore Drita i bashkohet Ballkanit në kreun e tabelës me nga 37 pikë, por që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori