LAJMI I FUNDIT:

Nubia zbulon telefonin e lojërave Red Magic 3, mund të xhiroj video në 8K

Nubia zbulon telefonin e lojërave Red Magic 3, mund të xhiroj video në 8K

Krijuesi kinez i telefonit Nubia ka zbuluar telefonin e fundit të lojrave dhe ndërsa paketon të njëjtin procesor Qualcomm Snapdragon 855 që do të fuqizojë shumicën e telefonave premium të 2019-ës, sigurisht që ka disa detaje interesante për ta vendosur atë larg kopesë.

Para së gjithash, pavarësisht procesorit të njohur, Nubia ka vendosur të përfshijë një ftohës brenda telefonit.

Ftohësi mund të rrotullohet deri në 14.000 rpm dhe ka një vlerësim IP55 për të parandaluar futjen e pluhurit.


Duhet të jetë mjaftueshëm për 30,000 orë përdorim të vazhdueshëm.

Kamera që është gjëja më interesante – e jashtëzakonshme për një telefon lojërash.

Kamera kryesore f / 1.7 me 48 megapikselë mbështetet nga një dytësore me 16 megapikselë f / 2.0, e cila duket mjaft e mirë, pavarësisht mungesës së stabilizimit të imazhit optik.

Por tipari kryesor këtu është se kamera mund të xhiroj video në 8K.

Nubia Red Magic 3 do të vijë në Evropë në maj. Nuk ka informata për çmimet jashtë Kinës.

Versioni me 64GB RAM dhe 6GB RAM kushton rreth 333 funta ndërsa modeli me 256GB hapësirë ruajtëse dhe 12GB RAM vjen për rreth 492 funta. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
As Apple as Samsung, ky është telefoni më i hollë në botë

As Apple as Samsung, ky është telefoni më i hollë në botë

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Teknologji
Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar

Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar

Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Teknologji
Kalo në kategori