NR rikthehen - për herë të parë pas dekadash

Për herë të parë pas dekadash, katër anëtarët origjinal të grupit legjendar NR do të bashkohen ekskluzivisht në një skenë. NR janë rikthyer – live në koncert më 7 Nëntor në AMC Hall.
Formuar në fund të viteve ’90, NR të përbërë nga BimBimma, Ergeni, Real1 dhe DJ Blunt ishin ndër kolektivet e para të hip hop-it në Kosovën pas-lufte. Ata luajtën një rol të rëndësishëmnë formësimin e një vale të re të repit, duke sjellë lirika të fuqishme, identitet rajonal dhe tingujt e rinj që sfiduan normat e kohës.
Publikimi i albumit Egjeli në vitin 2003 shënon një pikë kthese në historinë e hip hop-it shqiptardhe vazhdon të konsiderohet një moment historik që frymëzoi breza të tërë artistësh.
Ky koncert ekskluziv shënon një rikthim të shumëpritur dhe një mundësi unike për të përjetuar energjinë e papërsëritshme të NR në formacionin e tyre origjinal.
7 Nëntor – AMC Hall, Prishtinë
Biletat në dispozicion në: rave-travel.com
Ngjarja organizohet nga Rave Production &Prishtina Music Week.

















































