Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” – Shkup njofton qytetarët se ka nisur aksion për pagesën e borxheve të mbetura, të evidentuara në llogarinë e përbashkët të NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup, që lidhen me shërbimet për mbledhjen dhe transportin e mbeturinave komunale, si për borxhet e kontestuara ashtu edhe për ato të rregullta.

Gjatë këtij aksioni, qytetarët do të kenë mundësinë që të shlyejnë detyrimet e tyre pa u llogaritur kamata për vonesë në pagesë.


Kjo mundësi është e kufizuar në kohë dhe do të vlejë nga 20 prill 2026 deri më 5 qershor 2026, njoftojnë nga NP “Higjiena Komunale” – Shkup.