LAJMI I FUNDIT:

Nothing Phone 2 do të ketë bateri me kapacitet prej 4,700mAh

Nothing Phone 2 do të ketë bateri me kapacitet prej 4,700mAh

Lansimi global i Nothing Phone 2 do të bëhet gjatë korrikut, konfirmoi bashkë-themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Nothing, Carl Pei në një intervistë për media të enjten. Është konfirmuar gjithashtu se ka një bateri pak më të madhe se ajo me 4,500mAh në Nothing Phone 1.

Ish-themeluesi i OnePlus zbuloi më herët se Nothing Phone 2 do të fuqizohet nga Snapdragon 8+ Gen 1 SoC. Ndryshe nga Phone 1, telefoni i gjeneratës së dytë do të arrijë në SHBA njëkohësisht me pjesën tjetër të botës.


Oferta e re nga marka e Mbretërisë së Bashkuar mund të jetë identike në dizajn me Nothing Phone 1 origjinal, shkruan gadgets360, përcjell Telegrafi.

Në një intervistë me Forbes, Carl Pei zbuloi se telefoni i mençur i ardhshëm i Nothing, Phone 2, do të lansohet në korrik. Ai gjithashtu konfirmoi se telefoni do të ketë një bateri me kapacitet prej 4,700mAh, një rritje prej 200mAh krahasuar me njësinë 4,500mAh në Nothing Phone 1.

Telefoni i gjeneratës së dytë Nothing është konfirmuar gjithashtu se do të dal në tregun amerikan së bashku me lansimin global. Nothing Phone 1 nuk u lansua në SHBA, por blerësve amerikanë iu dha një shans për të testuar celularin përmes një programi të veçantë beta.

Ata duhej të paguanin 299 dollarë për të marrë pjesë në program dhe do të kishin qasje në një version të zi të Nothing Phone 1 me 8 GB RAM dhe 128 GB hapësirë ruajtëse.

Më parë, Pei konfirmoi se Nothing Phone 2 do të ketë të integruar një çip Snapdragon 8+ Gen 1 SoC. Në krahasim, Nothing Phone 1 funksionon me një SoC me tetë bërthama të rangut të mesëm Qualcomm Snapdragon 778G+. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Teknologji
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Teknologji
A janë robotët

A janë robotët "miqtë apo armiqtë tanë"? Ja çfarë mendojnë njerëzit në disa pjesë të botës

Teknologji
Aplikacioni WhatsApp po merr një chatbot me AI

Aplikacioni WhatsApp po merr një chatbot me AI

Teknologji
DJI prezantoi dronin Avata 2, më i mirë dhe më i lirë se paraardhësi i tij

DJI prezantoi dronin Avata 2, më i mirë dhe më i lirë se paraardhësi i tij

Teknologji
Kalo në kategori