Juventusi e ka kryer detyrën në udhëtim te Zenit St. Petersburgu duke i marrë pikët e plota.

Megjithëse Zonja e Vjetër e fitoi ndeshjen, notat mesatare të dy skuadrave janë të përafërta, me një epërsi të lehtë të Bianconerëve.


Lojtari më i vlefshëm i këtij takimi është shpallur qendërmbrojtësi i skuadrës mysafire, Leonardo Bonucci.

Nota të ulëta kanë marrë dy mesfushorët e djathtë të Zenitit, Wendel dhe Vyacheslav Karavayev.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në sfidën Zenit St. Petersburg 0-1 Juventus. /Telegrafi/

telegrafi sport app