Arsenali assesi ta marr vetëm dhe të bëjë dy fitore radhazi, ndërsa kësaj radhe humbi  ndaj Swanseas me rezultat 3-1.

Topçinjtë edhe pse ishin në avantazh nuk arritën ta ruajnë, duke pësuar tre gola.


Lojtari më i mirë në ndeshje ishte Clucas që shënoi dy herë, ndërsa është notuar me notën 8.1. Pas tij vlerësim të madh mori edhe sulmuesi Ayew me 7.9.

Dështimi i ndeshjes ishte portieri Petr Cech që u notua me notën 4.9. Nota të ulëta kishin edhe Bellerin (5.7) dhe Ramsey (5.7).

Granit Xhaka u notua me notën 6.4, ndërsa Mustafi ishte më mirë, pasi mori notën 7.0.

Arsenali pas kësaj humbje mbetet në vendin e gjashtë në renditje. /Telegrafi/

arsenal notatr 1 e1517349496459

arsenal notatr 1 1 e1517349530399

telegrafi sport app