Pa ndonjë objektiv, Manchester City ka pësuar humbje në udhëtim te RB Leipzigu, në ndeshjen e fundit të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Në takimin e zhvilluar në Red Bull Arena Leipzig, skuadra angleze ka marrë notë më të mirë mesatare se ekipi gjerman, përkundër se e humbi sfidën.


Kevin de Bruyne (7.8) dhe Dominik Szoboszlai (7.8) kanë marrë vlerësimet më të larta në këtë ndeshje.

Mesfushori i ekipit nikoqir, Kevin Kampl (6.2), është vlerësuar me notën më të ulët nga lojtarët startues.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në takimin RB Leipzig 2-1 Manchester City. /Telegrafi/

telegrafi sport app