LAJMI I FUNDIT:

Nota mesatare e maturës shtetërore në sesionin e qershorit është 3.42

Nota mesatare e maturës shtetërore në sesionin e qershorit është 3.42

Nota mesatare e dhënies së tre lëndëve eksterne në sesionin e qershorit të maturës shtetërore për vitin shkollor 2015/2016 është 3.42 dhe është më e lartë se nota mesatare e vitit të kaluar prej 3.37. Në qershor për maturën shtetërore u paraqitën 16.859 kandidatë, prej të cilëve 8.729 në gjimnaz, 7.866 në shkollën e mesme profesionale dhe 264 në shkollën e mesme të artit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore për Provime (QSHP), gjenerata e nëntë e maturantëve ka treguar rezultate më të mira për testin në gjuhë të huaja (gjuhë franceze, gjermane dhe ruse) për të cilin nota mesatare është 3.99. Për provimin e gjuhës angleze QSHP publikoi notë të veçantë e cila sivjet është 3.00.


Prej tre lëndëve eksterne, obligues për të gjithë maturantët është gjuha dhe letërsia amtare (maqedonase, shqipe apo turke), për të cilat mesatarja e përgjithshme është 3.66.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu dhe drejtoresha e QSHP, Mirushe Ameti në konferencën për shtyp i kumtuan notat mesatare të lëndëve të tjera eksterne në provimin e maturës shtetërore në afatin e qershorit: matematikë 3.29; estetikë 3.72; filozofi 3.61; histori 3.45; fizikë 3.87; kimi 3.94; biologji 3.72 dhe biznes 3.45.

Rezultatet preliminare sot në mesditë do të publikohen në tabelat për shpallje në shkollat në ueb faqen matura.gov.mk. Ankesa për rezultatet mund të shtrohen prej sot deri më 14 korrik në komisionet shkollore. Rezultatet përfundimtare të dhënies së provimit në qershor do të publikohen më 20 korrik në shkolla.

Maturantët të cilët nuk janë testuar në sesionin e qershorit ose që nuk e kanë dhënë provimin për njërën prej lëndëve eksterne, do ta japin në gusht dhe duhet të paraqiten prej nesër deri më 21 korrik. Dhënia e provimit në sesionin e ardhshëm do të jenë në ditët 15, 16, 17 dhe 18 gusht.

Pas rezultateve përfundimtare edhe të sesionit të gushtit, QSHP do të publikojë rang listë të shkollave fillore sipas arritjeve në maturën shtetërore për vitin 2015/2016. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

Drejtësi
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Dosja e SPAK: Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vrasësish me pagesë nga Kosova

Dosja e SPAK: Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vrasësish me pagesë nga Kosova

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Kalo në kategori