Tridhjetë anëtarë të Gardës Mbretërore Norvegjeze do të shkarkohen nga shërbimi për shkak të përdorimit të drogës gjatë pushimit, njoftuan Forcat e Armatosura Norvegjeze.

Ushtria mori informacione se disa rekrutë përdorën drogë në një festë këtë verë. Pesë prej tyre e pranuan menjëherë se e kishin bërë dhe më vonë 25 të tjerë e pranuan.


Të 30 të rekrutuarit ishin anëtarë të njësisë së Gardës Mbretërore të Madhërisë së Tij, raportoi transmetuesi publik norvegjez NRK dhe gazeta VG.

the norwegian royal guard courtesy of hans majestet kongens garde

Zëdhënësi i ushtrisë norvegjeze Brage Steinson Vik-Hansen i tha NRK se rekrutët do të shkarkoheshin nga ushtria, shkuan washingtonpost.

“I gjithë personeli në forcat e armatosura ka detyrime, nëse zbulojnë ose vërejnë se punonjësit apo rekrutët merren me drogë, të informojnë (eprorët) për këtë”, tha Steinson Wiik-Hansen për NRK.

Garda Mbretërore mbron familjen mbretërore norvegjeze. Anëtarët e saj ndërrojnë çdo ditë rojën përpara pallatit mbretëror në Oslo.

Njësia kryen detyra edhe në disa raste të veçanta, siç është dhënia e Çmimit Nobel për Paqen. /Telegrafi/