Norvegjia shënon 11 herë - Haaland gjen rrjetën në pesë raste
Norvegjia ka treguar fuqi të jashtëzakonshme të martën mbrëma, duke mposhtur Moldavinë me rezultat të thellë 11-1 në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Ylli kryesor i skuadrës, Erling Haaland, ishte i pandalshëm. Ai realizoi plot pesë gola dhe dhuroi edhe dy asistime, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një prej sulmuesve më të frikshëm në botë.
Kontribut të jashtëzakonshëm dha edhe zëvendësuesi Thelo Aasgaard, i cili pasi u fut në lojë në minutën e 64-të, arriti të shënonte katër herë.
Listën e realizatorëve për Norvegjinë e plotësuan kapiteni Martin Odegaard dhe Felix Myhre, i cili hapi serinë e golave. Goli i vetëm për Moldavinë në fakt erdhi nga një autogol i norvegjezëve.
🇳🇴 Erling Haaland in Norway 11-1 win 🆚 Moldova:
⏱️ 89 minutes played
⚽️ 5 goals
🎯 2 assists
🥅 7 shots on target
🎯 70% shot accuracy
👟 38 touches
🧹 2 clearances
💪 5/7 duels won
⭐️ 10.0 match rating (MOTM)
Unstoppable. 🔥 https://t.co/1or76l9hVn pic.twitter.com/auTW2V9EuM
— Charlieboy🟥 | 𝔽rAI (@EkorEkpe) September 9, 2025
Me këtë fitore, Norvegjia arrin kuotën e 15 pikëve nga pesë ndeshje, duke udhëhequr bindshëm grupin. Në pozitën e dytë është Italia me 9 pikë nga katër ndeshje, ndërsa Moldavia mbetet pa pikë. /Telegrafi/






























