Vladimir Putin komunikoi krijimin e më shumë se 40 raketave të reja ndërkontinentale për forcat e armatosura atomike ruse. Si justifikim për këtë armatim Moska paraqet planin e SHBA-së për dislokimin e teknikës së rëndë të luftës në vendet evropiano-lindore të NATO-s. Në këtë kontekst, Kremlini jo pa qëllim e anashkalon faktin, se zgjerimi i aftësive mbrojtëse në kufijtë lindorë të NATO-s duhet parë në kontekstin e politikës agresive ruse në Ukrainë.
Perëndimi dhe Rusia ndodhen – sërish – në një dilemë teorike të sigurisë: asnjëra palë nuk ka besim tek tjetra dhe për këtë arsye ato i zgjerojnë kapacitetet e tyre ushtarake. Secila palë reciprokisht e ndjen veten të kërcënuar dhe intensifikon armatimet e veta. Rezultati është një spirale klasike armatimi.
Ky zhvillim nuk vjen papritur e veçanërisht gjermanët duhet të mësojnë ta konsiderojnë si "normalitetin e ri" retorikën e re konfrontuese nga Moska. Janë të shumtë ata që gabimisht e konsiderojnë konfliktin në Ukrainë si shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Perëndimit.
Por, konfrontimi për Ukrainën dhe në Ukrainë është pasojë ose shprehje e një zhvillimi të brendshëm me rrënjë më të thella në Rusi: fillimi i presidencës së tretë të Putinit 2011/2012 u shoqërua me protesta të fuqishme të shtresave të vogla dhe të mesme qytetare në vend. Ndaj kësaj krize legjitimiteti të krijuar kundrejt Putinit Kremlini reagoi me një përkushtim edhe më të fuqishëm ndaj vlerave kombëtare ruse dhe ortodokse. Me këtë retorikë kundër Perëndimit, që ka fituar trajta të frikshme patologjike në konfliktin për Ukrainën, Putin ia ka dalë, që ta rrisë në vlera deri tani të paimagjinueshme në 80% kuotën e simpatisë ndaj tij, që në vitin 2012 ra dukshëm.
Ky fokus ndaj një rruge të tij të veçantë politike është shoqëruar edhe me një strategji të re ekonomike për Rusinë: në kohën e krizës globale financiare dhe rënies së çmimeve të energjisë Kremlini – shumë kohë përpara krizës së Ukrainës – vendosi për shkëputjen prej partneritetit të modernizimit të ofruar nga Perëndimi. Në vend të kësaj Moska që nga vitet 2011/2012 është përqendruar tek një riindustrializim i ekonomisë ruse sipas parimit sovjetik: përmes instituteve teknike studimore të atashuara në komplekset ushtarako-industriale duhet të rindërtohet ekonomia kryesisht në sektorin e prodhimit.
Qysh në shkurt 2012 – asokohe ende kryeministër dhe kandidat për president – Vladimir Putin shpalli investime masive në industrinë ruse të armatimit në vlerën e rreth 23 trilionë Rublave deri në vitin 2022. E pikërisht përpara më shumë se tre vjetësh ai u shpreh për pajisjen edhe të dhjetë regjimenteve të tjera me raketa bërthamore të tipit Topol-M dhe Jars. Putin në fakt tani vetëm e ka përsëritur këtë – duke e ndryshuar kahun e shkakut dhe pasojës – në kontekstin e planeve të NATO-s për Europën Lindore.
E vërteta e hidhur është, se nuk është as konflikti në Ukrainë e madje as qendrimi i Perëndimit që kanë çuar në një konfrontim të ri mes Perëndimit dhe Rusisë, por është kursi politik që ndjek prej vitesh presidenti Putin që po shkon drejt kësaj luftë të re të ftohtë. Edhe pse Perëndimi ende nuk do ta besojë: ky është "normaliteti i ri".
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBiznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë
Pse duhet të vendosni folie alumini në dorezat e dyerve sa herë që largoheni nga banesa?
Burri nga Massachusetts që i mbijetoi sulmit të ariut rrëfen ‘takimin e dhunshëm’ me kafshën - tregon se çfarë i shpëtoi jetën
Cristiano Ronaldo thyen dy rekorde historike
"Askush nuk mund të të thyejë" - Xhensila Myrtezaj me një tjetër postim thumbues?
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi