Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, ka paralajmëruar së fundmi projektin e ri muzikor.

Me anë të një postimi të ndarë në rrjete sociale, ajo tregon se kjo këngë do të jetë bashkëpunim.


Dhe artistja shqiptare po vjen me një duet me Teuta Selimin, gjersa janë në finalizim edhe të videoklipit.

Screenshot 40 1 Foto: Screenshot/Instagram

“Së shpejti”, ka shkruar ajo.

Të shumta qenë reagimet në pjesën për komente nga miqtë e fansat, të cilët mezi po presin për këtë.

Screenshot 41 2 Foto: Screenshot/Instagram

Ato i përkasin zhanreve të ndryshme, por nuk ka mëdyshje se do të dalë diçka e bukur.

Në ndërkohë, nuk është njoftuar një datë e saktë e lansimit të këtij projekti. /Telegrafi/