Nora Istrefi përveç se një këngëtare e njohur dhe e suksesshme, ajo konsiderohet edhe si një femër e bukur me linja tërheqëse.

Këngëtarja e njohur, nuk i lë anash postime e shumta në llogarinë e saj të Instagramit për të dëshmuar se është një prej nënave më joshëse në estradë.


Edhe në disa postime që ka bërë për 1.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram, Nora është shfaqur tejet atraktive dhe më në formë se kurrë më parë.

noraistrefi 242904887 1018998808833941 650848526074064520 n Foto: Nora Istrefi/Instagram

Këngëtarja pozoi në disa foto e veshur në një fustan të shkurtër pa mëngë me ngjyrë të kuqe, duke kompletuar veshjen me taka dhe çantë ngjyrë kafe, flokët e gjata dhe të valëzuara i la mbi supe.

Ndërkohë, Nora nuk është edhe shumë aktive me projekte muzikore, por ka vazhduar të mbaj koncerte të shumta edhe gjatë sezonit veror që lamë pas.

noraistrefi 244761004 1087028375368326 6777687814489250001 n Foto: Nora Istrefi/Instagram

Kënga e fundit e artistes është “Ay Caramba” që e solli në bashkëpunim me Gjikon dhe Melindën. /Telegrafi/