Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, vazhdon të jetë ndër më të preferuarat.

Sikur një pjesë e madhe e estradës, edhe Nora ka zgjedhur që të fillojë pushimet verore.


Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka zgjedhur që të publikojë imazhe nga vendi ku po pushon.

0 227 Foto: Instastory

Kësaj radhe artistja nuk postoi fotografi e veshur me bikini, por shfaqi vetëm vajzën e saj Reene.

Më pas ajo kishte shkruar edhe emrin e saj në rërë, për të treguar dashurinë që ka për të.

1 88 Foto: Instastory

Sa i përket projekteve muzikore, Istrefi nuk ka lansuar ende ndonjë projekt të ri, derisa po pritet për këngë të reja. /Telegrafi/