LAJMI I FUNDIT:

Nora Gjakova, xhudistja e trofeve

Nora Gjakova, xhudistja e trofeve
Nora Gjakova

Ajo është një nga vajzat e arta të Kosovës. Xhudistja e njohur Nora Gjakova është emri që i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarë me sukseset e saj në kompeticionet ndërkombëtare.

Ka vetëm një javë që ajo, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova i kanë sjellë Kosovës tri medalje nga garat ndërkombëtare “Grand Prix Tunis”: dy të argjendta, përkatësisht nga Distria dhe Akili, dhe një të artë nga vet Nora, e cila ka triumfuar me Waza-ari kundër kundërshtares koreano-jugore, Kwon.


Xhudistja Nora Gjakova

Nora në një intervistë për Telegrafin flet këtë radhë për sukseset e saj të shumta, synimet që ka për të ardhmen, gjersa ndan me lexuesit edhe një ditë të zakonshme nga jeta e saj. Xhudistja Gjakova tregon gjithashtu për relacionet dhe ushtrimet me trajnerin e saj, Toni Kuka në palestrën e tij, nga e cila kanë dalë emra të mëdhenj në fushën e xhudos, ndër ta edhe Majlinda Kelmendi.

Nora, fituat medaljen e artë në “Grand Prix Tunis”. Na trego pak si jeni ndjerë pas këtij suksesi?

Po ndjehem shumë mirë, është një fillim i mbarë i vitit, pikë të reja, dhe mbi të gjitha në këtë garë kam fituar kundër një garuese që më ka mposhtur dy herë, kjo e veçon këtë medalje të artë nga të tjerat.

Nora Gjakova pas suksesit në “Grand Prix Tunis”: Fitorja e kësaj medalje, një fillim i mbarë për këtë vit…

Në ranglistën botërore radhiteni e gjashta. Sa ju bënë të lumtur ky fakt?

Është sukses i madh me qenë ndër 10 garueset më të mira në botë, shpresoj që të ngritëm ende në ranglistë.

Cilat janë pikësynimet tuaja për të ardhmen, dhe për çfarë po punon tash e tutje Nora?

Qëllimi im kryesor është medalja olimpike, kurse në të ardhmen e afërt synoj të fitoj medalje në ‘Grand Slamin’ e Parisit, Kampionati Evropian dhe sidomos ai Botëror do të jenë synimet e mija kryesore për këtë vit. Ndërkohë në maj do të fillojnë kualifikimet olimpike, shpresoj në një fillim të mirë.

Nora Gjakova gjatë ndeshjes së saj në Lojërat Olimpike 2016, në Rio De Janiero, Brazil (Foto: David Ramos/Getty Images)

Sa krenare ndjehesh kur sheh flamurin e Kosovës të renditet lart krah shteteve tjera të botës, dhe kjo vetëm falë punës suaj?

Është krenari e madhe dhe ndjenjë që nuk përshkruhet, në ato momente ndjehem krenare që jam shqiptare dhe që kam mundësi me ngrit flamurin në krye të flamujve nga mbarë bota.

Punoni prej vitesh me trajnerin e njohur, Toni Kuka. Na trego pak sa mbështetje ju jep ai në çdo hap tuajin në karrierë?

Toni është përkrahësi më i madh, është privilegj i madh që e kemi si trajner, për mua është mentor në sport dhe në jetë.

Xhudistja Nora Gjakova dhe trajneri i saj, Driton Kuka (Foto: JudoInside)

Ndërkohë, jetoni në Pejë. Jashtë sportit, çfarë tipi është Nora, si është një ditë e zakonshme nga jeta e saj?

Një ditë e imja në Pejë është ditë sikurse e çdo sportistit, stërvitje dy herë në ditë, pushim dhe mundohem të kaloj më shumë kohë me familje.

Si e shihni sportin e xhudos në Kosovë, mendoni se përkrahet mjaftueshëm nga shteti?

Sporti në Kosove ka filluar të përkrahet më shumë sidomos me Ligjin e Sponsorizimit dhe të Kategorizimit, mirëpo në nivel komunal nuk kemi pas asnjëherë përkrahje, e njëjta situatë po vazhdon ende.

Xhudistja Gjakova është nderuar me mirënjohje dhe përkrahur nga krerët më të lartë të shtetit ndër vite (Fotot: Arkiv)

Po familja? Sa ju përkrahin ata dhe sa e rëndësishme është për ju?

Nga familja kam pas gjithmonë përkrahje, ata më kanë mbështetur në çdo vendim që kam marrë prej se kam filluar të merrem me sportin e xhudos.

Nora, faleminderit shumë që ishe në këtë intervistë. Cili do ishte mesazhi yt për lexuesit, dhe për të gjithë rinjtë që njëlloj si ju synojnë suksesin në karrierë?

Sporti është rrugëtim i veçantë, por për me arrit sukses në sport nevojitet disiplinë, durim dhe këmbëngulje, sporti kërkon dedikim maksimal prandaj duhet me qenë i gatshëm me sakrifiku shumë gjatë karrierës. /Telegrafi/

Nora Gjakova jashtë sportit: Një vajzë e qetë, e dashur për familjen dhe e përkushtuar në karrierë (Foto: Prishtina Insight)

Në trend

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin

24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin

Ekonomi
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Kalo në kategori