LAJMI I FUNDIT:

Nora Gjakova: E lumtur që këtë herë fitova edhe unë medalje

Nora Gjakova: E lumtur që këtë herë fitova edhe unë medalje

Nora Gjakova është shprehur e lumtur për suksesin që ka shënuar në Kampionatin Evropian të mbajtur në Rusi.

Xhudistja nga Kosova mori medaljen e bronztë në Rusi dhe duke llogaritur medaljen e artë të Majlinda Kelmendit, kjo është hera e parë për Kosovën që marrin dy medalje në një Kampionat Evropian.

“Ka qenë një ditë e jashtëzakonshme, që për herë të parë në histori kemi arritur të marrim dy medalje në Kampionatin Evropian.


“Është mirë që kësaj radhe edhe unë fitova medalje dhe krejt kjo ndodhi duke iu falënderuar paraqitjes sime, ndoshta më të mirë në karrierën time. I falënderohem trajnerit tonë për këtë arritje”, ka thënë Nora.