LAJMI I FUNDIT:

Nokia do të dërgojë rrjetin 4G në Hënë

Nokia do të dërgojë rrjetin 4G në Hënë

Nokia po përgatitet të lansojë një rrjet celular 4G në Hënë më vonë këtë vit, me shpresën për të përmirësuar zbulimet hënore, dhe përfundimisht duke hapur rrugën për praninë njerëzore në planetin satelitor.

Grupi finlandez i telekomunikacionit planifikon të lansojë rrjetin në një raketë SpaceX gjatë muajve të ardhshëm, tha Luis Maestro Ruiz de Temino, inxhinieri kryesor i Nokia-s në një konferencë në fillim të këtij muaji në ekspozitën tregtare të Kongresit Botëror të Mobile në Barcelonë, transmeton Telegrafi.


Rrjeti do të mundësohet nga një stacion bazë i pajisur me antenë i ruajtur në një zbarkues hënor Nova-C i projektuar nga firma hapësinore amerikane Intuitive Machines, si dhe nga një rover shoqërues me energji diellore.

Një lidhje LTE do të vendoset midis zbarkuesit dhe roverit.

Infrastruktura do të bëhet në kraterin Shackleton, i cili shtrihet përgjatë ‘gjymtyrëve’ jugor të Hënës.

Nokia thotë se teknologjia është krijuar për t’i bërë ballë kushteve ekstreme të hapësirës.

Rrjeti do të përdoret në kuadër të misionit Artemis 1 të NASA-s, që pritet të zbarkojë astronautët e parë që të ecin në sipërfaqen e Hënës që nga viti 1972.

Qëllimi është të tregohet se rrjetet tokësore mund të plotësojnë nevojat e komunikimit për misionet e ardhshme hapësinore, tha Nokia, duke shtuar se rrjeti i saj do të lejojë astronautët të komunikojnë me njëri-tjetrin dhe për misione në Hënë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Spotify nënshkruan marrëveshje milionëshe me komedianin Joe Rogan

Spotify nënshkruan marrëveshje milionëshe me komedianin Joe Rogan

Teknologji
WhatsApp teston veçorinë për t’i dërguar më lehtë mesazhe vetes

WhatsApp teston veçorinë për t’i dërguar më lehtë mesazhe vetes

Teknologji
Kalo në kategori