LAJMI I FUNDIT:

Nokia planifikon të rikthehet me dy telefona të buxhetit të ulët

Nokia planifikon të rikthehet me dy telefona të buxhetit të ulët

Pas një kohe të gjatë, Nokia pritet t’i kthehet garës së telefonave të zgjuar.

Brendi i telefonave, dikur superfuqi e pavarur në aspektin global, e shitur te Microsoft, pastaj e marrë nga HDM Global më 2016, ka bërë të ditur se do t’i lansojë dy telefona me sistemin Android, transmeton Telegrafi.


Këto Nokia të buxhetit të ulët, nuk mund të krahasohen me pajisje e avancuara si iPhone XR, iPhone XS, Galaxy S9 apo OnePlus 6T, megjithatë do të hedhin themelet, për një telefon të zgjuar që do t’ja kthejë brendit lavdinë e dikurshme.

Nokia 3.1 Plus do të ketë ekran të gjerë me 5.99 inch, dy kamera me 13 deri 5 megapixel, kamera për selfie ka 8 megapixel, derisa bateria i ka 3,500 mAh. Sa i përket përbërjes së brendshme, ka të instaluar Qualcomm Snapdragon 439, 2GB të RAM, si dhe kapacitet prej 32GB.

Në anën tjetër, Nokia 2 V do të ketë ekran HD prej 5.5 inch, si dhe baterinë e fuqishme prej 4,000 mAh. Vetëm se Snapdragon 425 e ka më të vjetër dhe shumë më të dobët, teksa RAM përbehet prej 8GB.

Derisa përformancat nuk janë më të dëshirueshmet, çmimi prej 160 dollarësh për Nokia 3.1 Plus, ëhstë mjaft i kënaqshëm, derisa nuk dihet se sa do të kushtojë Nokia 2 V. /Telegrafi/