LAJMI I FUNDIT:

Nokia mund të vonoj lansimin e telefonit me pesë kamera

Nokia mund të vonoj lansimin e telefonit me pesë kamera

Ndërsa ka patur mjaft rrjedhje gjatë muajit të kaluar në lidhje me një telefon të ri Nokia me një konfiguracion prej pesë kamerash, duket sikur pajisja tani mund të vonohet, me një afat kohor të ri që e vendosë lansimin diku në vitin 2019.

Lajmi vjen nëpërmjet Twitter, ku llogaria “Nokia anew” ka deklaruar se Nokia 9 tani është “anuluar”. Kjo është një llogari relativisht e vogël pa një regjistër të thellë, kështu që legjitimiteti i postimit duhet të merret në konsideratë, njofton Neowin.


Përtej informacionit se telefoni nuk do të mbërrijë në 2018, llogaria shkon në një deklaratë të gjatë për mënyrën se si telefoni nuk do të shpallet këtë vit për shkak të vendimeve të marra nga Zyrtari Kryesor i Produktit Nokia, Juho Sarvikas. Eshtë e panevojshme të thuhet se ndoshta do të ketë shumë njerëz të zhgënjyer për shkak të këtyre njoftimeve, por kjo nuk do të thotë se nuk do të arrijë në të ardhmen e afërt, transmeton Telegrafi.

Nëse Nokia ka nevojë për kohë shtesë për t’i bërë gjërat gati, kështu duhet të jetë. Ndërsa CES dhe Mobile World Congress janë dy ngjarje të mëdha në fillim të çdo viti, firma zakonisht është mbështetur në ngjarjen e fundit për të bërë një lansim- kështu që shpresojmë që gjërat e mëdha nga Nokia të vijnë gjatë muajit shkurt në Barcelonë.

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Teknologji
Kalo në kategori