LAJMI I FUNDIT:

Nokia 6 në treg prej 18 janarit, kushton 245 dollarë

Nokia 6 në treg prej 18 janarit, kushton 245 dollarë

Jo shumë kohë më parë, Nokia bëri depërtimin e ri në herë në tregun e telefonave të mençur, me prezantimin e Nokia 6 në Kinë në fillim të këtij muaji.

Sot, konsumatorët e interesuar në Nokia 6 do të mund ta rezervojnë njësinë e tyre me vetëm një depozitë prej  9 eurosh për të siguruar që ata që e bëjnë porosinë janë të parët për të marrë telefonin kur i njëjti të debutojë zyrtarisht.


Të interesuarit në Nokia 6 duhet ta dijnë se telefoni fillon të shitet në treg që nga 18 janari. JD.com, një nga shitësit më të mëdhenj në vend e ofron modelin më të ri të telefonit të Nokia-së që bazohet në Android.

Nokia 6 vjen me çmimin prej 245 dollarësh. Sa i përket harduerit, Nokia 6 ofron ekran Full HD prej 5.5 inçëve me xham të lakuar, procesorin Snapdragon 435, RAM memorien prej 4GB dhe hapësirën prej 64GB.

Për më shumë, telefoni i ri nga Nokia ka kamerën prej 16MP, lidhjen Bluetooth 4.1 dhe baterinë prej 3000 mAh. Pajisja punon me Android Nougat dhe vjen me sensorin e gjurmëve të gishtërinjëve.