LAJMI I FUNDIT:

Nokia 3 del në shitje, këto janë karakteristikat e telefonit!

Nokia 3 del në shitje, këto janë karakteristikat e telefonit!

Siç është premtuar, telefoni  Android, Nokia 3,  tani është në dispozicion për blerje në Indi. Çmimi është INR 9,499 ($ 147) dhe është i disponueshëm vetëm përmes kanaleve fizike në vendin aziatik.

Pajisja u bë zyrtare për Indinë më parë këtë javë, së bashku me Nokia 5 dhe Nokia 6. Dy të fundit nuk janë ende në dispozicion në vend – porositë për Nokia 5 do të fillojnë nga 7 korriku e tutje, ndërsa Nokia 6 do të jetë gati për para-porosi duke filluar nga 14 korriku.


Nokia 3 vjen me specifikat e nivelit fillestar në bord, duke shfaqur një ekran 5 inç që ofron një rezolucion prej 1280 piksel me 720 pikselë, Mediatek MT6737 i çiftëzuar me 2GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme në bord.

Karakteristika të tjera përfshijnë kamerën e pasme dhe të frontale me nga 8MP, një bateri prej 2,650 mAh, lidhje LTE dhe Android 7.0 Nougat si sistem operativ jashtë kutisë.