Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është shumë i pëlqyer nga fansat mbarëshqiptarë për këngët e tij.

Jo pak herë ai është përfolur në media edhe për aksionet humanitare që ka ndërmarrë përgjatë karrierës së tij, duke u dalë në ndihmë shumë njerëzve.


nojz2 1

Së fundmi, ai ka ndërmarrë një iniciativë të re bamirësie, për t'iu dalë në ndihmë gjashtë vajzave të vogla jetime nga Kukësi.

Në një video të ndarë me ndjekësit në Instagram, Noizy u bën thirrje të gjithë fansave që ta mbështesin në këtë iniciativë për t'i ndihmuar vajzat që të bëhen me shtëpi.

nojz3 1

Fondet e dëshiruara janë 40 mijë euro për t'i ndihmuar me ndërtimin e një shtëpie vajzat në fjalë, të cilat më u përjashtuan nga shtëpia e xhaxhait të tyre pas vdekjes së nënës.

"6 princesha te vogla nga kuksi kerkojne strehim/shkolle.. where’s my Kuksi Dons Hajde bashkohemi bashke serisht. Goli pare eshte te Arrijm 40.000€ per 1 shtepi ne Tirane 2+1.. info ne Video.. Tel number & Email. Une e di qe kuksjant e Londres do bejn mbi 40.000€ per keto zemrat e vogla", ka qenë thirrja e Noizyt për fansat në Instagram.

Videoja në fjalë ka marrë shumë mbështetje, duke u pëlqyer dhe shpërndarë në masë të madhe nga ndjekësit e reperit. /Telegrafi/