Nofka si ‘Lewa i Malishevës’ e bëri të famshëm, rrëfimi i Albion Rrahmanit: Nga lënia e futbollit te rikthimi në Ligën e Tretë, transferimi në Rumani dhe debutimi me Kosovën

Jo shumë futbollistë krahasohen me Robert Lewandowskin, por në vitin 2021 në Kosovë u bë viral një komentim nga Liga e Parë. ‘Lewa i Malishevës’, kështu e quante komentatori Bedri Krasniqi sulmuesin e talentuar Albion Rrahmanin, falë shkathtësive që posedonte talenti llapjan, por edhe golave të shumtë që realizonte me fanellën e Malishevës duke e inkuadruar këtë skuadër për herë të parë në histori të saj në Superligë.
Nofka që i vendosi Bedri Krasniqi si ‘Lewa i Malishevës’ i dha famën në futbollin kosovar, derisa Rrahmani iu bashkua Ballkanit e sot është transferimi më i shtrenjtë nga kampionati kosovar në ndonjë kampionat të huaj.
Megjithatë Albion Rrahmani nuk e ka pasur aspak të lehtë të jetë këtu ku është sot, si transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit kosovar (600 mijë euro), të luaj në kampionatin rumun me Rapid Bukureshtin e të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.
Sulmuesi llapjan një kohë e kishte lënë futbollin, për tu rikthyer dhe luajti në Ligën e Dytë (rangu i tretë i garave në futbollin kosovar), e falë punës së madhe e angazhimit të pashoq arriti majat.
Në një intervistë për Telegrafin, Rrahmani flet për të gjitha, nga lënia e futbollit te transferimi në Rapid, debutimi me Përfaqësuesen e Kosovës dhe se çka pret në vitin 2024.
“Realisht, nuk do t’i harroj kurrë vitet që kalova si pjesë e skuadrave nga Kosova, duke filluar nga Minatori, Bashkimi Koretin, Malisheva dhe, më në fund, shtëpia ime e dytë, Ballkani, ku kalova një periudhë fantastike. Gjithashtu, këtë vit erdhi momenti për të bërë një hap të jashtëzakonshëm në karrierën time, ku besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur duke u transferuar në një klub gjigant si Rapid Bukureshti”, thotë fillimisht Rrahmani për Telegrafin.
Ai pati një start fantastik në Rumani, ku në gjashtë ndeshje realizoi po aq gola duke ‘bombarduar’ portat e kundërshtarëve.
“Kur luaj për herë të parë, nuk e di se çfarë të pres, për shkak të emocioneve, nuk kam pasur shumë kohë për t’u njohur me shokët e skuadrës, por ata më pritën shumë mirë dhe sukseset flasin vetë. Jam i lumtur për një start të tillë me fanellën e Rapidit”, u shpreh Rrahmani.
Por katër vite më parë ai kishte vendosur ta linte futbollin për tetë muaj pas largimit nga juniorët e Llapit. Ai u nënvlerësua dhe vendosi të linte futbollin ende pa nisur mirë, por tregoi vendoshmëri duke u rikthyer nga liga e tretë e Kosovës dhe duke arritur të bëhet futbollisti më i shtrenjtë që shitet nga kampionati ynë.
“Për ta lënë futbollin ishte një vendim shumë i vështirë, të cilin nuk kam dashur ta mendoj ndonjëherë, aq më pak ta ndërpres futbollin, por hasa në vështirësi, sepse nuk më u dha hapësira e nevojshme kurrë dhe nënvlerësimin që m’u bë çdo vit”.
Albioni është djali i një legjende llapjane të futbollit si Driton Rrahmani, derisa ishte pikërisht babai i tij që kishte insistuar që ai të rikthehet në fushë, por edhe Faruk Statovci që e mori te skuadra e Minatorit.
“Rikthimi ishte dëshira e babait tim, i cili ishte në dijeni të gjithçkaje që po ndodhte dhe ishte i vetmi që nuk u tërhoq, pavarësisht gjithçkaje. Po ashtu, me ndihmën e trajnerit tashmë të mirënjohur Faruk Statovci, i cili më afroi te skuadra e Minatorit, të cilin dua ta falënderoj me gjithë zemër”, tregon Rrahmani.

‘Lewa i Malishevës’. Kjo nofkë e bëri të famshëm Albion Rrahmanin dhe ai e pranon një gjë të tillë që falë edhe komentatorit Bedri Krasniqi emri i tij ra në sytë e skuadrave të Superligës së Kosovës, ku kishte shumë oferta edhe pse Ballkani siguroi shërbimet e tij.
“Natyrisht, një prej arsyeve që ra në sy te skuadrat nga Superliga ishte ndihmesa shtesë nga komentatori Bedri Krasniqi, i cili jo vetëm më ka mbështetur, por ka ndihmuar shumë lojtarë të tjerë që sot janë duke luajtur në Superligën e Kosovës”, deklaroi Rrahmani.
Nga kategoria e tretë në futbollin kosovar të arrish sukseset që Albioni ka sot është vështirë e imagjinueshme. Gjithsesi ai thotë se në atë kohë vetëm ishte vetëm një ëndërr dhe është i lumtur që atë ëndërr sot e ka bërë realitet.
“Ato kohë ishin vetëm një ëndërr për të luajtur për Kombëtaren dhe në Superligë, por tani është një realitet që e kam arritur me shumë mund dhe sakrifica që nga fëmijëria. Unë kam pasur një synim dhe do ta mbaj gjithmonë: të bëj krenar familjen dhe t’i gëzoj ata në çdo moment, siç besoj se po bëj tani me klubin Rapid Bukureshti”, vazhdon tutje Rrahmani.
23-vjeçari nuk do ta harrojë kurrë vitin 2023, për faktin se edhe bëri debutimin me Përfaqësuesen e Kosovës, duke thënë se ndihet krenar që vesh fanellën e Dardanëve.
“Është nder dhe privilegj të kesh fanellën e vendit tënd, ndjenja është krejtësisht tjetër kur vjen momenti të dalësh në fushë dhe të shohësh tifozët me kaq shumë entuziazëm për ndeshjen. Jam shumë krenar që jam i zgjedhur dhe kam mundësinë të jap maksimumin gjithmonë për vendin tim”, vazhdon tutje Rrahmani.
Ai kishte shumë oferta pasi vendosi të largohet nga Ballkani, megjithatë nuk i përmend emrat e skuadrave duke thënë se vendosi t’i bashkohej Rapidit shkaku këmbënguljes që bëri klubi rumun.
“Kam pasur shumë oferta, por nga respekti nuk dua të përmend emra. Rapid Bukureshti më ka ndjekur për shumë kohë, unë kam qenë synim i klubit dhe preferenca e stafit. Ata kanë qenë prezent në thuajse të gjitha ndeshjet e mia në sezonin e dytë në Superligë, si dhe në ndeshjet e Evropës”.
Rrahmani aktualisht është një futbollist i Rapidit, por ëndrrat janë të bukura dhe duhet të luftosh për t’i arritur ato. Dëshira e sulmuesit kosovar është që një ditë të luaj për Real Madridin që është skuadra e zemrës së tij.
“Jam shumë i lumtur ku ndodhem sot, kam bërë hapin më të mirë të mundshëm, por sigurisht që dëshira ime ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë të luaj për klubin më të madh në botë, Real Madrid”, deklaroi bomberi llapjan.
Krejt në fund Rrahmani tha se në vitin 2024 do të punoj fortë që të rikthehet edhe më i fortë nga lëndimi.
“Ju premtoj se do të punoj fort për të kthyer sa më i fortë në fushën e gjelbër, ku ndihem më së miri. Shihemi në vitin 2024”, përfundoi Rrahmani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Atletico Madridi publikon dy pika ku UEFA nuk iu përmbajt në anulimin e penalltisë së Alvarez

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës