LAJMI I FUNDIT:

N’Mal te Vlora Nikçi, vjelësja e artit popullor erotik

Vlora Nikçi në intervistën për Telegrafin (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Mbi 20 vite prezencë skenike, karrierë si aktore, disa vite në ndërmarrësi deri sa së fundmi e gjeti veten edhe si vjelëse e trashëgimisë popullore.

Është kjo malësorja Vlora Nikçi, e cila kapërcen në të tashmen dhe vizionin e së ardhmes me gjurmët e së kaluarës, që kanë lënë paraardhësit e saj.


Në një intervistë të gjatë për Telegrafin, Vlora mes ngjyrave të vjeshtës, teksa foli mbi rrugëtimin e saj të gjatë skenik dhe jetësor, pati një përkufizim në disa rreshta për pyetjen se “kush është Vlora sot”?

“Unë sot kam 20 vjet karrierë artistike që nganjëherë po them me më pas pyet para 20 viteve, kisha thënë: “E po, kur t’i bëj 20 vjet, atëherë duhet me u ndal’. Tash po ndjehem sikur ne fillim, unë mendoj se kjo është për shkak të natyrës së njeriut i cili kalon nëpër disa faza të pjekurisë, sepse rishtazi unë jam bërë edhe nënë. Edhe po më duket sikur ka lindur një Vlore tjetër, po e shoh që kam të tjera emocione, dëshira, synime me dhënë në skenë. Prandaj kam në një farë forme po ndjehem sikur jam gati në fillim nganjëherë, aq ka nisur diçka e re në femrën, në gruan – ndodh diçka e re kur bëhet nënë. Kështu që mendoj që duhet me ja nis prej fillimit karrierës, sepse tash po e shoh botën më ndryshe”, tha aktorja rugovase për Telegrafin.

Vlora Nikçi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Me numrin e madh të roleve teatrale e filmike, vlerësimeve e çmimeve të shumta ndërkombëtare dhe vendore, Nikçi thotë se suksesin e gjen jashtë trofeve prej metali e letrave mirënjohëse.

Për Telegrafin, aktorja dhe vjelësja e njohur thotë se suksesi më i madh profesional i saj mbetet kontributi i dhënë në shoqëri, aty ku e ndjen se mund ta japë.

“Unë suksesin më të madh e lidhi nëse kam bërë diçka për shoqërinë ku jetoj. Gjithmonë kur kam krijuar rol kam dashur të di a do të jetë kjo një ndryshim, një dëshirë, një plotësim i dëshirës ose fshirje e një dhimbjeje për dikë. Prandaj kam disa çmime ndërkombëtare e kombëtare por nuk janë këto që nganjëherë edhe e tregojnë suksesin, janë shtytje për të bërë gjëra të mira për shoqërinë, por është shumë më mirë kur të ndalin njerëzit në rrugë dhe të falënderojnë për diçka që ke bërë ti për ta dhe me dashuri”, thotë Nikçi.

Vlora Nikçi në intervistën për Telegrafin (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Kanë popullore erotike” – është vëllimi i parë mbarëshqiptar i përmbledhur me poezi erotike tradiionale, i cili erdhi në duart e lexuesve me zhurmën që shkaktoi titulli i tij.

Në bisedën për Telegrafin, autorja e këtij libri thotë se ideja për të përmbledhur këtë vëllim poezish erotike, erdhi nga mungesa e ndjerë e këtij zhanri në kulturën tonë.

“Duke qenë aktore për pothuajse 20 vite në skenë, më kanë munguar shumë gjëra në skenë. A ka munguar erotike? Jo, ka munguar erotika tradicionale, më ka munguar shumë nganjëherë shkuarja e roleve deri në fund, deri ku kërkon teksti, libri, natyra e rolit tek e fundit, e natyra e njeriut por shpesh ka pasur edhe hezitime. Dhe shpesh kam thënë: Pse ne hezitojmë kur kemi aq shumë erotikë? Aq shumë dashuri si të trashëguar, por jo të gjithë e kishim pas ditur këtë. Fati im ka qenë se unë kam pasur gjyshe, gjyshër të cilët kanë kënduar shumë për dashurinë dhe erotikën dhe shpesh këngët e tyre më rrinin në kujtesë dhe i ndaja me kolegët e mi. Duke u nisur prej kësaj dhe duke menduar ndoshta se thelbi i gjithçkaje të bukur me ndodhë e mos me u ndalu në mes është të tregohet prej nga vijmë si njerëz, prej nga vjen erotika jonë dhe trashëgimia jonë, sa e fuqishme është! E derisa është aq e fuqishme, pse ne të ngarrohemi në skenë, t’i shkojmë asaj deri në fund”, thotë Vlora.

Vlora Nikçi, autore e librit “Kangë popullore erotike” (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Të botosh një libër erotik – një zhanër jo shumë i përmendur e prezent te shqiptarët, sigurisht që është një stigmë më vete që duhet luftuar.

Vlora thotë se paragjykimet për atë se çfarë po bënte nuk i ndjeu deri pak para botimit të librit, por që gjithsesi ndjente se ishte gjëja e duhur që po i servonte popullit një thesar të munguar prej vitesh.

“Unë botova diçka që unë e desha, më mungoi si tregim, si veprim ndoshta në skenë dhe nuk kam dëgjuar ose nuk kam prit ndonjë person që më ka thënë: ‘Çfarë ke bërë’ ose ‘pse ke bërë një gjë të tillë?’ Dhe ndoshta pak para se të dalë libri, kam pasur qejf t’i bëj disa takime me disa njerëz, t’i marr disa mendime, atëherë kam filluar të dëgjoj diçka të tipit: ‘Hej, kjo ndoshta nuk duhet me ndodhë edhe ndoshta ideja jote që pikturat të jenë me veshje kombëtare duke bërë dashuri, je duke e prishur atë imazhin e një patrioti shqiptar me atë pushkë në dorë – e unë e kam ditur se këta patriotët tanë, së pari kanë dashuruar shumë e pastaj kanë luftuar shumë. Se si thotë edhe Dritëro Agolli: për gruan e mirë dhe për tokën, duhet luftuar, unë mendoj se ata për këto dy gjëra kanë luftuar. Prandaj nuk e kam ndjerë frikën hiç, më dukej sikur pe ndjej thelbin e natyrës së popullit tonë, se trashëgimia ta jepe atë informatë, kështu që kam thënë vetëm se secili ka me dashtë atë dhe ashtu ndodhi”, ka thënë Vlora për Telegrafin.

Vlora Nikçi në intervistën për Telegrafin (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

E për fund, aktorja dhe autorja e “Kangë popullor erotike” pati një mesazh për shqiptarët, duke i bërë thirrje që përkundrejt ecjes para, të mos ndalojnë asnjëherë së kthyera prapa kokën për të parë atë që stërgjyshërit tanë na kanë lënë pas.

Nikçi thotë se njohja e vetvetes, duke përshirë këtu njohjen e kulturës dhe prejardhjes nga je, është çelësi për të ditur se kush je dhe kah po shkon.

“Mesazhi im është: Interesant, shpesh neve edhe si natyrë popullore, njerëzit sot, rinia, na ka ardhur trup t’i shprehim deri diku ndjenjat tona, prandaj po them shumë gjëra po them që nuk i janë shkuar si në skenë deri në gjysmë, por jo gjithë herë kuptohet. Ka pasur plot artistë të mëdhenj që s’kanë pasur pengesë kundrejt asgjëje. Prandaj, si dëshirë e imja është ta njohim vetveten, është shumë e rëndësishme, e njohja e vetvetes vjen kur shfleton trashëgiminë e vendit tënd, popullit tënd. Sepse nuk jemi shumë vulgarë ose të prapambetur në një farë forme. Erotika jonë shpesh krahasohet me atë franceze, aq është e thellë edhe e bukur, mos edhe e tejkalon. Prandaj ta njohim vetveten, edhe ta njohim sa të mirë jemi”, përfundon Vlora Nikçi.

Vlora Nikçi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Kangë popullore erotike” gjendet i disponueshëm si kopje fizike në shumë prej pikave të shitjes – ndër to edhe në librarinë më të madhe në vend, “Dukagjini”. Ky libër i është dërguar edhe Institutit Albanologjik të Kosovës si “thesar” për ruajtjen dhe pasqyrimin e trashëgimisë kulturore. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Kalo në kategori