LAJMI I FUNDIT:

Njohësit e drejtësisë: Tërheqja e SHBA-së dhe BE-së nga monitorimi i zgjedhjes së kryeprokurorëve tregon gjendjen e rëndë të sistemit

Njohësit e drejtësisë: Tërheqja e SHBA-së dhe BE-së nga monitorimi i zgjedhjes së kryeprokurorëve tregon gjendjen e rëndë të sistemit

Javën e kaluar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe Bashkimi Evropian, kanë marrë vendim që të tërhiqen nga monitorimi në zgjedhjet e anëtarëve në Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe kryeprokurororët.

Ambasada e SHBA-së, në njoftimin e bërë për media kishte thënë se tërheqja nga monitorimi është bërë për shkak se këto procese janë “prishur rrënjësisht”.


“Për vite, Ambasada Amerikane ka luajtur një rol monitorues dhe mentorues në proceset për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës si dhe për të zgjedhur Kryeprokurorët. Fatkeqësisht, ne besojmë se këto procese tani janë prishur rrënjësisht”, thuhej në reagimin e ambasadës së SHBA-së.

Ambasada e SHBA-së tërhiqet nga monitorimi i procesit të zgjedhjes së kryeprokurorëve - e quan "sistem të prishur"
Lexo po ashtu Ambasada e SHBA-së tërhiqet nga monitorimi i procesit të zgjedhjes së kryeprokurorëve - e quan "sistem të prishur"

Ndërkaq, zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë kishte thënë se procesi për zgjedhjen e anëtarëve në Këshillin Prokuorial si dhe kryeprokurorët duhet të rishikohet.

“I kemi vënë re shqetësimet e shprehura nga SHBA-ja. Edhe BE-ja i ka shqetësimet e veta dhe gjithashtu ka vendosur të mos monitorojë deri në kohën kur i tërë procesi të rishikohet dhe të kryhet në vijë me ligjet dhe rregullat përkatëse”, ka thënë zëdhënësja për media e BE-së në Kosovë, Dinka Zhivali.

Lidhur me këto zhvillime, për Telegrafin janë deklaruar njohës të çështjeve të drejtësisë.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial duhet të përcillet me transparencë të plotë.

“Procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial, përfshirë procesin e emërimit të Kryetarëve të Gjykatave dhe Kryeprokurorëve duhet të përcillet me transparencë të plotë dhe llogaridhënie nga sistemi gjyqësor dhe prokurorial. Duke u bazuar në procedura dhe kritere të përcaktuara në ligj dhe ku në këto pozita caktohen vetëm personat që kanë integritet dhe në bazë të meritokracisë”, ka thënë ai në një deklaratë për Telegrafin.

Ehat Miftaraj (IKD)

Më tej, ai ka thënë se Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial humb besimin dhe kredibilitetin duke mos marrë parasysh kërkesat e SHBA-së dhe BE-së.

“Duke marr për bazë se mekanizmat ndërkombëtarë si Ambasada amerikane dhe Zyra e Bashkimit Evropian kanë investuar si në aspektin financiar ashtu edhe me ekspertizë në sistemin e drejtësisë për të përmirësuar këtë sistem, mosmarrja parasysh e kërkesave të tyre në këto procese të rëndësishme, padyshim se humb besimin dhe kredibilitetin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vullnetit të tyre për të promovuar sundimin e ligjit në Kosovë”, pohoi Miftaraj.

Ndërkaq, Genc Nimoni nga organizata “Çohu”, ka thënë se tërheqja e SHBA-së dhe BE-së tregon për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet sistemi i drejtësisë në Kosovë.

“Tërheqja e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga monitorimi i procesit të zgjedhjes së kryeprokurorëve dhe gjithashtu zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Prokurorial, tregon për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet sistemi i drejtësisë në Republikën e Kosovës”, pohoi ai për Telegrafin.

Genc Nimoni organizata “Çohu”

Tutje, ai ka theksuar se “Departamenti i Shtetit Amerikan, ka qenë ndër mbështetësit kryesor të reformave në drejtësi dhe ndër kontribuuesit më të rëndësishëm të edukimit të prokurorëve dhe gjykatësve te rinj”.

Nimoni pohoi se reagimi i SHBA-së dhe BE-së alarmon sipas tij, për gjendjen e prishur në sistemin e drejtësisë.

“Reagimi i Ambasadës dhe tërheqja, përveçse shpërfaqë zhgënjimin e tyre përkundër investimeve dhe mbështetjes së gjatë, alarmon edhe për gjendjen e ‘prishur’ në sistem siç ata e kanë vlerësuar dhe gjithashtu, thekson domosdoshmërinë e përfundimit të reformave kualitative në drejtësi”, theksoi ai.

Ndër të tjera, Nimoni ka theksuar se sistemi i drejtësisë në Kosovë është ballafaquar në vazhdimësi me ndikime politike.

“Sistemi i drejtësisë në Kosovë në vazhdimësi është ballafaquar me ndikime politike siç ka vlerësuar edhe raporti i Progresit i Komisionit Evropian i publikuar në javën e kaluar dhe gjithashtu, është karakterizuar me mungesë të llogaridhënies dhe performancës kualitative të gjykatësve dhe prokurorëve”, shtoi ai.

Për largimin SHBA-së dhe BE-së kanë reaguar edhe kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, të cilët e kanë quajtur shqetësues vendimin e tyre.

“Vetëm një proces transparent, pa asnjë konflikt interesi apo ndikimi politik, siguron përzgjedhje mbi baza të meritës. Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Drejtësisë, po punon në reformën në drejtësi, përfshirë vettingun. Ky proces do të sigurojë një sistem të drejtësisë transparent, me llogaridhënie të brendshme dhe kontroll reciprok”, kishte pohuar Hoti.

Kurse, ministri Selimi ka theksuar se Këshilli Prokurorial duhet të reflektojë.

“Me shqetësim e kam pritur vendimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tërheqje nga përzgjedhja e anëtarëve të rijnë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Transparenca dhe shmangia e ndikimeve politike është e domosdoshme. Politika duart larg drejtësisë. Falënderoj Ambasadën e ShBA-së, për përkrahjen në ndryshimin e ligjit që del nga Rishikimi Funksional e i cili do të përmirësojë punën e Këshillit Prokurorial në sistemin e drejtësisë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori