LAJMI I FUNDIT:

Njohësit e çështjeve politike: Reciprociteti dëmton shqiptarët e Luginës së Preshevës (Video)

Njohësit e çështjeve politike: Reciprociteti dëmton shqiptarët e Luginës së Preshevës (Video)

Shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës, i druhen paralajmërimeve të institucioneve të Kosovës për reciprocitet me Serbinë. Njohësit e çështjeve politike dhe vet qytetarët e Luginës, thonë se qeveria duhet t’i përjashtoj nga këto masa shqiptarët që jetojnë në Serbi.

Kosova dhe Shqipëria nuk është se kanë ndihmuar shumë shqiptarët e Luginës së Preshevës, dhe këtë e për këtë janë ankuar shumë herë përfaqësuesit e tyre.  Madje, vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën 100% ndaj produkteve që vijnë nga Serbia, ka dëmtuar bizneset shqiptare në këtë shtet. Ndërsa, paralajmërimet se mund të ashpërsohet masat e reciprocitetet me Serbinë, po i shqetësojnë edhe më shumë këta banorë.


Kushtrim Kadriu nga Lëvizja Vatra, thotë se nuk janë kundër reciprocitetit, por sipas tij, Kosova duhet të përjashtoj nga këto masa shqiptarët që jetojnë në Serbi.

“Taksa duhet të bëhet por të ketë një klauzolë për shqiptarët e Kosovës Lindore që të mos kenë telashe në këtë drejtim. Kemi propozuar që taksa 100% ndaj produkteve serbe ne kemi kërkuar që të mos vendosën për produktet shqiptare që prodhohen në Preshevë. Këta banorë mundësinë e vetme për qarkullim, shkollim e zhvillim të jetës normale e kanë Luginën e Preshevës”, tha për RTV Dukagjinin Kushtrim Kadriu, nga Lëvizja Vatra.

Violeta Haxholli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se reciprociteti me Serbinë është diçka që duhet të ndodhë, por qeveria duhet të liroj shqiptarët e luginës nga këto masa.

“Plani për të vendosur masa shtesë reciproke është pozitiv për të vendosur një marrëdhënie të plotë me Serbinë. Disa nga vendimet që mund t’i merr qeveria mund t’i prekë edhe banorët e Luginës së Preshevës. Por kjo do të duhej të bëhej me një plan të veçantë nga ana e Qeverisë, ku banorët e Luginës të përjashtohen nga vendimi i qeverisë për taksën”, tha Violeta Haxholli, përcjell Telegrafi.

Pos, taksës, është paralajmëruar se Qeveria mund të mos-njoh patentë-shoferëve e Serbisë, si masë reciproke, ndaj veprimit të njëjtë që e bënë ky shtet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori