LAJMI I FUNDIT:

Njohësit e çështjeve juridike e shohin shumë problematik përdorimin e termit “katolik” nga Gjykata Speciale

Njohësit e çështjeve juridike e shohin shumë problematik përdorimin e termit “katolik” nga Gjykata Speciale

Njohësit e çështjeve juridike thonë se aktakuza e publikuar nga Specialja nuk është e specifikuar dhe se është antikushtetuese. E kjo aktakuzë brenda vetës përmend edhe emra të tjerë si të dyshuar për krime lufte.

Në Kosovë ka pasur reagime të shumta, pas publikimit të aktakuzës për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.


Yll Zeka nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se kjo aktakuzë nuk ka ndonjë specifikim për veprat penale.

“Kjo aktakuzë na bënë përshtypje për shkak të mos specifikimit të saktë të veprave penale me të cilat ngarkohen të akuzuarit. Këta të akuzuar më shumë ngarkohen me përgjegjësi komanduese pasi ata nuk kanë ndikuar te kryesit eventual të veprave penale”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Yll Zeka.

Këshilltari Ligjor Anton Ndrecaj, thotë se kjo aktakuzë është anti-kushtuese, pasi siç thotë ai Gjykata Speciale ka shtuar edhe një etni tjetër në Kosovë.

“Unë me ironi po e them sepse këtu kemi një etni të re në Kosovë. Sipas prokurorit special që e ka përpilua këtë aktakuzë, rezulton që të kemi një etni të re në Kosovë dhe ajo etni quhet “katolikë”. Kjo është antikushtetuese sepse me Kushtetutë përcaktohen shumë mirë grupet etnike që janë në Kosovë”, deklaroi këshilltari ligjor Anton Ndrecaj.

Ndër të tjera në aktakuzën 71 faqeshe thuhet: Ndër anëtarët e tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët ishin Azem SYLA, Lahi BRAHIMAJ, Fatmir LIMAJ, Sylejman SELIMI, Rrustem MUSTAFA, Shukri BUJA, Latif GASHI dhe Sabit GECI, si dhe disa udhëheqës të tjerë politikë dhe ushtarakë të UÇK-së dhe QPK-së./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori